LAJMI I FUNDIT:

Eksperti i sigurisë, Musliu: Vuçiq ka urdhëruar Radoiçiqin të fillojë rebelimin e serbëve në veri

Eksperti i sigurisë, Musliu: Vuçiq ka urdhëruar Radoiçiqin të fillojë rebelimin e serbëve në veri

Eksperti i sigurisë dhe drejtori i institutit OCTOPUS, Agim Musliu, ka thënë se sipas të  dhënave që ka marrë ky institut nga opozita serbe në Beograd, presidenti serb Aleksandar Vuçiqi ka urdhëruar Milan Radoiçiqin që të fillojë rebelimin e serbëve në komunat veriore të Kosovës.

Musliu ka thënë se me këtë, “Vuçiq dëshiron ta tërheqë vëmendjen e brendshme dhe eventualisht edhe presionin mediatik e diplomatik nga disa vende perëndimore, e cila u acarua pas publikimit të një shkrimi dje nga NYT, ku dëshmoheshin lidhjet e tij me kriminelë serbo-rusë”.


“Për lidhjet e Vuçiqit me krim dhe  kriminelët Instituti OCTOPUS ka informuar opinionin në disa raste  më herët”, ka thënë Musliu, transmeton Telegrafi.

Edhe Kryetari i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd, Dushan Janjiq, ka thënë se formacionet paraushtarake serbe në veri të Kosovës, paraqesin rrezik.

“Hapja e urës ndërmjet Mitrovicës veriore dhe jugore ishte planifikuar më herët, por nuk ishte ‘pjekur koha’. Ka një kuptim më simbolik dhe një përkujtim i kohërave të tmerrshme”, tha Janjiq dhe shtoi se “formacionet paraushtarake nëse ekzistojnë në palën serbe” mund ta përdorin atë, me vërejtjen se ajo “duhet të pastrohet”.

Janjiq: Gjendjen në veri të Kosovës mund ta shfrytëzojnë formacionet paramilitare serbe
Lexo po ashtu Janjiq: Gjendjen në veri të Kosovës mund ta shfrytëzojnë formacionet paramilitare serbe

Ndryshe, përfaqësuesi i Lartë i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, është shprehur i shqetësuar për gjendjen në veri të Kosovës, pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Ai ka thënë se situata në veri të Kosovës pas zgjedhjeve mund të përshkallëzojë.

“Është një rrezik, por kam inkurajuar palët që të gjejnë zgjidhje që u mundëson serbëve të Kosovës të kthehen në institucionet që i kanë braktisur”, ka thënë Borrell. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s

Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s

Siguri
Kosova u bë anëtare e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, reagon Petkoviq

Kosova u bë anëtare e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, reagon Petkoviq

Lajme
Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën

Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën

Siguri
Haradinaj: Kurti ka një zor të madh që u përball me deputetin

Haradinaj: Kurti ka një zor të madh që u përball me deputetin "me shurdhues"

Politikë
Dugolli: Vetëm një votë kundër Kosovës në NATO - sukses i madh për vendin

Dugolli: Vetëm një votë kundër Kosovës në NATO - sukses i madh për vendin

Siguri
Në liqenin e Ujmanit vendosen tabelat me simbole të Kosovës

Në liqenin e Ujmanit vendosen tabelat me simbole të Kosovës

Lajme
Kalo në kategori