LAJMI I FUNDIT:

Borrell shprehet i shqetësuar për situatën në veri: Frikë nga kriza të reja

Borrell shprehet i shqetësuar për situatën në veri: Frikë nga kriza të reja

Përfaqësuesi i Lartë i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, është shprehur i shqetësuar për gjendjen në veri të Kosovës, pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Ai ka thënë se situata në veri të Kosovës pas zgjedhjeve mund të përshkallëzojë.


Kurti: Draft-Statuti që e propozoi pala serbe është në kundërshtim me Kushtetutën dhe vlerat evropiane
Lexo po ashtu Kurti: Draft-Statuti që e propozoi pala serbe është në kundërshtim me Kushtetutën dhe vlerat evropiane

Borrell tha se këto zgjedhje nuk ofrojnë zgjidhje afatgjate, teksa shtoi se mund të minohet zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit.

“Diskutuam çështjet aktuale, gjendjen në terren. Shpreha edhe një brengë të madhe sa i përket gjendjes në veri të Kosovës pas zgjedhjeve të fundit me një shkallë të ulët të daljes në zgjedhje. Duke marrë parasysh këtë shkallë, këto zgjedhje nuk është se ofrojnë ndonjë zgjidhje afatgjate, përkundrazi ndoshta kanë potencial për të çuar situatën drejt përshkallëzimit dhe për të minuar implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe ne nuk duam që kjo të ndodhë”.

“Është një rrezik, por kam inkurajuar palët që të gjejnë zgjidhje që u mundëson serbëve të Kosovës të kthehen në institucionet që i kanë braktisur”.

“Për fat të keq, liderët nuk arritën dot asnjë marrëveshje sot, dhe kam frikë se do të përballemi, ndoshta, shpresoj që jo, me një situatë kritike, bisedimet duhet të vazhdojnë së shpejti”, deklaroi tutje Borrell./Telegrafi/