LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Draft-Statuti që e propozoi pala serbe është në kundërshtim me Kushtetutën dhe vlerat evropiane

Kurti: Draft-Statuti që e propozoi pala serbe është në kundërshtim me Kushtetutën dhe vlerat evropiane

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është deklaruar pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.

Kurti tha se takimi filloi pozitivisht dhe u miratua deklarata për të pagjeturit që u shndërrua në marrëveshje.


“Ne e dimë që janë edhe mbi 1617 të pagjetur. Të familjet e tyre zemërimi dhe ankthi është shumë i madh”.

Kryeministri tha se në takim u prezantua edhe draft-statuti për Asociacionin.

Ai tha se ky draft dëshmon dëshirën për “Republika Srbska” në Kosovë.

“Ky draft-statut është fundamentalisht i papajtueshëm me Kushtetutën tonë dhe të drejtat e pakicave. Përkundër kësaj ne jemi të interesuar të gjejmë zgjidhje dhe unë propozova një draft vizion me 11 pika përkitazi me nenin 7 se si do të duhej të ishin vlerat dhe principet, korniza që rregullon çështjen e komuniteteve joshumicë, pakicave”.

Pas takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel, Borrell: Palët kanë dallime shumë të mëdha për Asociacionin
Lexo po ashtu Pas takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel, Borrell: Palët kanë dallime shumë të mëdha për Asociacionin

Kreu i Qeverisë thotë se ky draft do të duhej të merret parasyshë nga ndërmjetësuesit.

“Në vizionin e propozuar nga unë nuk kam përmendur vetëm Kushtetutën e Kosovës por edhe letrën e zonjës Mogerini që i kishte deklaruar në vitin 2015 ish-kryeministrit të Kosovës se nuk bënë të ketë nivel të tretë të pushtetit ekzekutiv”.

Kurti thotë se ky draft-vizion i propozuar nga ai nuk diskriminon askënd.

“Draft-vizioni i propozuar nga unë bazohet në vlera evropiane për trajtimin e komuniteteve”.

Kryeministri thotë se u kujtoi ndërmjetësve shkeljet që Serbia i ka bërë Marrëveshjes bazë në 8 pika.

”Nga 11 nene të marrëveshjes bazë, 8 prej tyre i ka shkelur Beogradi zyrtar”.

Kryeministri tha se po ashtu ka dorëzuar një dokument me deklarata të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili sipas Kurtit, nuk është pajtuar me Marrëveshjen bazë si propozim evropian dhe se si nuk do ta zbatojë në tërësi.

“Gjithashtu kam dorëzuar një dokument në të cilin janë tri deklarata të presidentit serb se si ai thotë që nuk është pajtuar me marrëveshjen bazë si propozim evropian se si nuk do ta zbatojë në tërësi, andaj kisha nevojë për një garanci se kemi soliditet të procesit meqë kemi marrëveshje dhe kjo u tha nga ndërmjetësit se kemi marrëveshje dhe 27 shkurti në Bruksel dhe 18 marsi në Ohër kanë ndodhur”, theksoi Kurti. /Telegrafi/