LAJMI I FUNDIT:

Pas takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel, Borrell: Palët kanë dallime shumë të mëdha për Asociacionin

Pas takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel, Borrell: Palët kanë dallime shumë të mëdha për Asociacionin

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Joseph Borrell, tha se Kosova dhe Serbia “morën një hap simbolik” drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Këtë deklaratë Borrel e ka bërë pas takimit të sotëm në Bruksel të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçqi.


Ai ka thënë se në takim është diskutuar për implementimin e ujdisë së arritur në Ohër.

Borrell thotë se është arritur marrëveshja për të pagjeturve e që sipas tij nuk ka qenë aspak e lehtë.

“Shpresojë se liderët do të respektojnë këtë zotim që kanë marrë sot. Ky është një kapitull shumë i rëndësishëm”.

Ai thotë se palët kanë avancuar mjaft shumë edhe për zbatimin e Asociacionit.

Ka përfunduar takimi në Bruksel: Vuçiq thotë se nuk ka marrëveshje për Asociacionin
Lexo po ashtu Ka përfunduar takimi në Bruksel: Vuçiq thotë se nuk ka marrëveshje për Asociacionin

“Palët kanë ndërmarrë një hap të rëndësishëm për themelimin e Asociacionit. Kjo marrëveshje është dakorduar para dhjetë vitesh. Ekipi menaxhues i përbërë nga serbët e Kosovës kanë prezantuar draftin e parë që nuk është përfundimtarë. Përshëndes faktin që ky draft tashmë u hodh në tryezë”.

“Kurti ndau mendimet e tij për mbrojtjen e komunitetit serb në Kosovë. Siç pritej këndvështrimet mes palëve janë shumë të largëta sa i përket natyrës së Asociacionit. Nuk është se kam pritur diçka tjetër. Por edhe nëse nuk pajtohen, ata janë pajtuar që të fillojnë negocimin”.

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, ka deklaruar se draft-statuti i Asociacionit i prezantuar sot në Bruksel nuk është final, por vetëm do të shërbejë si pikë fillestare për negociata të mëtejshme.

Borrell thotë se palët duhet të angazhohen me mirëbesim dhe të janë të gatshme për kompromise./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori