LAJMI I FUNDIT:

Ka përfunduar takimi në Bruksel: Vuçiq thotë se nuk ka marrëveshje për Asociacionin

Ka përfunduar takimi në Bruksel: Vuçiq thotë se nuk ka marrëveshje për Asociacionin

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti, presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ndërmjetësuesve të BE-së Miroslav Lajçak e Josep Borell.

Presidenti i Serbisë ka thënë se pala kosovare nuk ka pranuar propozimin për Asociacionin.


Ai po ashtu tha se për “çështjen kyçe” të formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, është e qartë se “Prishtina nuk dëshiron ta përmbushë obligimin e saj të dhjetë viteve më parë”.

“Për mua ishte e qartë. Sot arritëm të mbështetemi në mur. Është e papranueshme për ta në draft për shkak të Kushtetutës së Kosovës, që nuk duan një Republikë Srpska të re. Dhe pastaj arritëm në pikën e tretë, që është situata aktuale. Pas zgjedhjeve të turpshme dhe jolegjitime në veri të Kosovës, ku votuan 3.4 për qind. Si të tejkalohet situata aktuale. BE-ja doli me propozimin e saj, unë e pranova, Prishtina e refuzoi”, tha presidenti i Serbisë pas takimit, transmeton Telegrafi.

“Në vitin 2015, unë dhe [kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Isa] Mustafa nënshkruam parimet [për Asociacionin] dhe tani ata po heqin dorë nga të gjitha parimet, duke thënë se askush nuk mund t’i pranojë ato, sepse kështu e thotë Gjykata Kushtetuese [e Kosovës]”, tha presidenti serb.

Ai shtoi se shpreson që deri në raundin e ardhshëm në nivel teknik do të ketë një reagim nga të tjerët që mund të “ndikojnë në ndryshimin e qëndrimeve të tilla”.

“Përndryshe, kam frikë se të gjithë jemi në një qorrsokak të madh. Unë nuk jam optimist, por mund të premtoj se do të bëjmë çmos për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”, tha Vuçiq.

BE publikon Deklaratën për të Zhdukurit, të cilën e miratuan Kurti dhe Vuçiq
Lexo po ashtu BE publikon Deklaratën për të Zhdukurit, të cilën e miratuan Kurti dhe Vuçiq

“Shpresoj që në raundin e ardhshëm të ketë një reagim të disa të tjerëve që mund të ndikojnë në ndryshimin e qëndrimeve të tilla, nuk jam optimist, por mund të premtoj se do të bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”, tha presidenti serb.

Paraprakisht draft- statuti për Asociacionin, para palëve,  është prezantuar nga koordinatorja e Ekipit Menaxhues, Danijela Vujiçiq.

Pas pak pritet të deklarohet rreth takimit ndërmjetësuesi i BE-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori