LAJMI I FUNDIT:

Trepça fiton sfidën e parë të serisë finale të ‘play-offit’ ndaj Pejës

Trepça fiton sfidën e parë të serisë finale të ‘play-offit’ ndaj Pejës

Trepça ka regjistruar fitore prej 94-86 në ndeshjen e parë të serisë finale të ‘play-offit’ në Superligën e Kosovës në basketboll kundër Pejës.

Në takimin e zhvilluar në palestrën “Minatori” të stërmbushur nga tifozët në Mitrovicë, ‘Xehetarët’ shfrytëzuan terrenin vendas për të regjistruar fitore.


Çereku i parë i takoi skuadrës nikoqire që e mbylli me epërsi (24-19). Në pjesëlojën e dytë, pejanët u rikthyen (23-29) për të shkuar në pushim me avantazh 47-48.

Edhe çereku i tretë ishte në favor të mysafirëve (18-21), të cilët e ngritën epërsinë në 65-69.

Mirëpo, në fraksionin e fundit, vendasit u rikthyen (29-17) për ta fituar gjithë ndeshjen me tetë pikë epërsi 94-86.

Përballja e dytë e serisë finale ndërmjet Pejës dhe Trepçës zhvillohet të dielën me fillim në ora 17:00.


Orari

E mërkurë
Trepça 94-86 Peja

E diel
17:00 Peja-Trepça

E enjte (11 maj)
20:00 Trepça-Peja

14 maj
17:00 Peja-Trepça (Finalja IV eventuale)

18 maj
20:00 Trepça-Peja (Finalja V eventuale)


/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori