LAJMI I FUNDIT:

Si mund të fitojë Napoli titullin e Serie A sonte?

Si mund të fitojë Napoli titullin e Serie A sonte?

Napoli do të vizitojë Udinesen të enjten mbrëma, por Partenopei mund të fitojë titullin sot (e mërkurë) nëse Lazio nuk mund të mposhtë Sassuolon në Stadio Olimpico.

Lazio pret Sassuolon në Romë me fillim nga ora 21:00 dhe ekipi i Maurizio Sarrit duhet të fitojnë për të mbajtur Napolin në pritje të Scudettos së tyre të tretë në histori.


Nëse Lazio humbet ose barazon, Napoli do të bëhet kampion i Serie A përpara se të luajnë në Dacia Arena të enjten ndaj Udineses.

Ekipi i Sarrit ka humbur dy ndeshje radhazi në Serie A për herë të parë që nga janari. Hera e fundit që ata u përballën me tre humbje radhazi në ligë ishte në korrik të vitit 2020 nën drejtimin e Simone Inzaghi.

Biancocelestët kanë një tjetër ndeshje kyçe të shtunën kur do të përballen me Milanin në San Siro.

Napoli fitoi titullin e fundit të Serie A në sezonin 1989-90. Lojtarët do të udhëtojnë në Udine të mërkurën, por nuk do të kthehen në Napoli menjëherë pas ndeshjes të së enjtes.

Nëse fitojnë titullin, ata do të kthehen në qytet të premten pasdite, siç konfirmoi Presidenti Aurelio De Laurentiis.

Nëse Lazio mund Sassuolon sot, një barazim kundër Udineses të nesërmen do të mjaftojë që Napoli të bëhet kampion i Serie A për herë të parë në 33 vjet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun

E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun

Boks
U cilësua si “meçi i shekullit”: Nga sa para fituan Fury dhe Usyk nga kjo përballje?

U cilësua si “meçi i shekullit”: Nga sa para fituan Fury dhe Usyk nga kjo përballje?

Boks
E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

Boks
Kloppi gati sa nuk shpërtheu në lot me gjestin fantastik të lojtarëve të Liverpoolit

Kloppi gati sa nuk shpërtheu në lot me gjestin fantastik të lojtarëve të Liverpoolit

Premier League
Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit

Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit

Boks
Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Boks
Kalo në kategori