LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen prapaskenat se si Barcelona tentoi transferimin e Zaniolos në janar

Zbulohen prapaskenat se si Barcelona tentoi transferimin e Zaniolos në janar

Barcelona po kërkonte të shtonte së paku një lojtar në janar, pasi kishte shitur Memphis Depayn te Atletico Madrid. Megjithatë, gjendja e tyre financiare në fund të fundit nënkuptonte se asnjë marrëveshje nuk ishte e mundur.

Ata panë lojtarë si Sofyan Amrabat dhe Marcelo Brozovic, dhe tani ka dalë se ka pasur të interesuar për nënshkrimin e mesfushorit të atëhershëm të Romës, Nicolo Zaniolo.


23-vjeçari po kërkonte të largohej nga gjigantët e Serie A dhe përfundoi duke u transferuar te Galatasaray.

Zyrtare: Zaniolo nënshkruan me Galatasarayn
Lexo po ashtu Zyrtare: Zaniolo nënshkruan me Galatasarayn

Megjithatë, agjenti i tij Claudio Vigorelli i tha Relevo se Barcelona po kërkonte nënshkrimin e Zaniolos.

“Në janar, në Spanjë, nuk ishte e lehtë për ta sjellë atë. Situata nuk u krijua realisht. Në La Liga, tregu ishte pak i bllokuar për shkak të pagave. Ai ishte në listën e Barcelonës, mund ta konfirmoj. Ata e pëlqyen atë, por për arsye ekonomike, nuk ishte një operacion i realizueshëm”, ka zbuluar ai.

Zaniolo ka premtuar shumë në karrierën e tij të shkurtër, ndërsa ka pësuar edhe disa lëndime të rënda. Nëse ai do të bëhet sërish një opsion për Barcelonën në të ardhmen, mbetet për t’u parë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Organizatorët japin detaje, zbulohet kush e goditi me shishe në kokë Novak Djokovicin

Organizatorët japin detaje, zbulohet kush e goditi me shishe në kokë Novak Djokovicin

Tenis

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Haaland thyen heshtjen dhe flet për përplasjen me Pep Guardiolën

Haaland thyen heshtjen dhe flet për përplasjen me Pep Guardiolën

Premier League
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
PSG po kërkon portier, në listë edhe ylli kosovar që po shkëlqen me pritjet e tij

PSG po kërkon portier, në listë edhe ylli kosovar që po shkëlqen me pritjet e tij

Ligue 1
Agjenti i lojtarit takohet me Decon, Barcelona gati t'ia plotësojë dëshirën më të madhe Xavit

Agjenti i lojtarit takohet me Decon, Barcelona gati t'ia plotësojë dëshirën më të madhe Xavit

La Liga
Kalo në kategori