Hyundai po planifikon që të largohet tërësisht nga Rusia nëse qeveria lokale e aprovon marrëveshjen mes prodhuesit jug-korean të veturave dhe një kompania nga Kazakistani.
Akoma nuk ka asgjë zyrtare, por mediat koreane më herët gjatë muajit raportuan se negociatat në mes të Hyundai dhe investitorit nga Kazakistani tani janë në fazat e fundit. Megjithatë para se marrëveshja të bëhet zyrtare, ajo duhet që të aprovohet nga autoritetet ruse.
Hyundai ka pezulluar operimet e saja në vend vitin e kaluar, vetëm pak pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë. Rreth një vit më parë, kompania tha se ishte duke rishikuar disa opsione për biznesin e saj në Rusi, por që nga atëherë asgjë nuk është bërë zyrtare, raporton Motor 1, transmeton Telegrafi.
Në një deklaratë të re të dërguar përmes postës elektronike tek Reuters, Hyundai tha se procesi është duke vazhduar, por që akoma nuk është marrë asnjë vendim.
“Është e vërtetë se ka bisedime të cilat vazhdojnë sa i përket shitjes, por akoma nuk është vendosur asgjë”, tha Hyundai për rrjetin televiziv jug-koren MBC. Hyundai në Rusi ka prodhuar rreth 200 mijë vetura në vit, shifër kjo e cila përfaqësonte afro 4 për qind të kapacitetit të saj të prodhimit global.
Përpara fillimit të luftës në Ukrainë, Hyundai ishte një nga 3 markat me shitjet më të mëdha në tregun rus, së bashku me Renault dhe Kia.
Prodhuesi jug-korean është kompania e radhës nga industria e automobilave që do të largohet nga Rusia. Ford, Mercedes-Benz, Toyota, Renault, Suzuki, Stellantis, Honda e shumë marka të tjera veçse janë larguar nga vendi pas sanksioneve ekonomike dhe ndalimeve tregtare ndaj Rusisë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët
Traction Avant, vetura më inovative në histori feston ditëlindjen e 90-të
Shpëtim nga vapa, Hyundai prodhon foljen që ul temperaturën në veturë me 20 gradë
EX30 kundër EX90, kështu duket kur Volvoja e madhe godet më të voglën në testin simulues të përplasjes
“Rilind” Jaguar XJS, super vetura që do të kushtojë 225 mijë funte – TWR thotë se vetëm 88 sosh do të prodhohen
Kurrë mos bëni këto gjëra nëse jeni në makinë në momentin kur ndodh ndonjë tërmet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës