LAJMI I FUNDIT:

EX30 kundër EX90, kështu duket kur Volvoja e madhe godet më të voglën në testin simulues të përplasjes

EX30 kundër EX90, kështu duket kur Volvoja e madhe godet më të voglën në testin simulues të përplasjes

Me popullarizimin e veturave elektrike, masa e automjeteve rritet edhe më shpejt dhe gjithçka sjell pasoja të caktuara për sigurinë pasive dhe aktive të përdoruesve.

Kryeredaktori i Automotive News Europe, Doug Bolduc pati mundësinë të vizitonte Qendrën e Sigurisë Volvo në Torslanda, Suedi, ku mori pjesë në një provë interesante përplasjeje.


Volvo-të më të vegjël dhe më të mëdhenj elektrikë, përkatësisht modelet EX30 dhe EX90, morën pjesë në simulimin e përplasjes, transmeton Telegrafi.

Duke vepruar kështu, u zgjodh një lloj përplasjeje veçanërisht e pafavorshme, ku një veturë më e madhe goditi pjesën anësore e një më të vogël.

Në momentin e përplasjes, EX90 udhëtonte me një shpejtësi prej 50 km/h, ndërsa EX30 me shpejtësi 20 km/h.

Çfarë ndodh në një aksident trafiku ku përfshihen dy vetura me një masë totale prej gati pesë tonësh, mund ta shihni më poshtë. /Telegrafi/