Sekretari gjeneral i Organizatës Botërore të Doganave, Kunio Mikuriya ka thënë se kjo OBD është e interesuar ta shohë ekonominë kosovare në një tregti dhe në sistemin e doganave botërore.
Mikuriya në një konferencë të përbashkët me ministrin e Financave, Hekuran Murati theksoi se Dogana e Kosovës mund të ofrojë mbështetje më të madhe për ndërmarrjet e mesme dhe të vogla dhe për zhvillimin ekonomik.
Ai tha se në vazhdimësi do ta monitorojnë progresin e Doganave në Kosovë për shkak siç tha ai do të rezultojë në të hyra dhe konkurrueshmëri më të madhe ekonomike.
“Doganat kanë bërë një përparim sa i përket zbatimit të standardeve të përgjithshme. Ne jetojmë në një botë digjitale dhe Doganat e Kosovës janë të përkushtuara në zbatimin e digjitalizimit përmes programit të dritares së vetme. Ajo çka është me rëndësi, ne kemi biseduar është mbështetja e vazhdueshme politike për reformat doganore. Kështu që ne po shikojmë se si të ofrojmë kapacitete mbështetëse për burimet njerëzore në dogana, e cila do mundësoj edhe më tutje mjedisin biznesor. Doganat mund të ofrojnë mbështetje për Ndërmarrjet Mesme dhe të Vogla dhe për zhvillimin ekonomik. Ne kemi dëshirë me parë ekonominë kosovare në një tregti më globale dhe në sistemin e doganave përmes anëtarësimit dhe bashkëpunimit”, theksoi ai.
Ndërsa, Murati theksoi se e ka njoftuar sekretarin Mikuriya për reformat që po bën shteti i Kosovës për në aspektin doganor.
Murati tha po ashtu se Kosova ka shënuar progres viteve të fundit në rritjen e inkasimit të të hyrave nga doganat, e po ashtu edhe për luftën kundër kontrabandës.
“Gjatë takimit e njoftova sekretarin për arritjet që kemi pasur gjatë viteve të fundit në rritjen e inkasimit të të hyrave nga doganat, e po ashtu edhe për luftën tonë të suksesshme kundër kontrabandës dhe aktiviteteve ilegale në gjithë territorin e vendit gjë që po ashtu ka rezultuar edhe me të hyra më të larta. E njoftova po ashtu edhe për performancën e mirë sa i përket rritjes së eksporteve dhe diversifikimit të bazës së produkteve që eksportohen nga vendi ynë, dhe rritjen e kapaciteteve në prodhim. Po ashtu e informova edhe për ndryshimet dhe reformat që po bëjmë si shtet, përfshirë këtu Kodin e ri doganor dhe të akcizave, i cili do të jetë në linjë me direktivat e BE-së. Si dhe për proceset tjera që kanë të bëjnë me dixhitalizimin, me dritaren e vetme kombëtare që do të lehtësojë procedurat dhe barrierat burokratike administrative për bizneset si dhe për hapat që kemi ndërmarrë për kthimin e terminaleve doganore në pronësi të shtetit”, theksoi Murati.
Kjo është hera e parë që një përfaqësues i OBD-së viziton Kosovën, që nga anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë në vitin 2017. /KP/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Trajtimi i punëtorëve teknikë vazhdon të jetë shqetësues
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë