LAJMI I FUNDIT:

Edhe sivjet Katica Janeva shfrytëzoi fundjavën për festën e Pashkëve

Edhe sivjet Katica Janeva shfrytëzoi fundjavën për festën e Pashkëve

Ish-prokurorja speciale Katica Janeva ka shfrytëzuar fundjavën e vazhduar për pushime edhe këtë vit sikur vitin e kaluar.

Drejtori i ri i burgut “Idrizovë”, Zoran Jovanovski u shpreh se Janeva është rikthyer në burg dhe tashmë është duke i kryer detyrat e rregullta të burgut.


“Nuk e di saktësisht se kur ka dalë, por ajo veproi sipas asaj që është e lejuar dhe u rikthye në burg. Nga nesër do t’i kryejë detyrat në burg. Ajo punon në bibliotekë si bibliotekare. Përdor fundjavat dhe daljet gjithmonë kur lejojnë rregullat”, u shpreh drejtori Jovanovski.

Katica Janeva burgun e përfundonë në vitin 2026, por drejtori Jovanovski nuk heq mundësinë për falje.

“Sipas asaj që kemi për momentin, ajo duhet të qëndrojë në burg deri më 21.08.2026 dhe atëherë i skadon dënimi me burg. Por kjo është për momentin për arsye se ajo mund të falet dhe amnistohet. Nuk mund të flas për më herët, por që kur jam unë drejtor, ajo është shembull”, tha Jovanovski./Telegrafi/