LAJMI I FUNDIT:

Nuk i lajmëroi paratë që i gjeti në bankomat, qytetari i Kosovës dëbohet nga Kroacia

Nuk i lajmëroi paratë që i gjeti në bankomat, qytetari i Kosovës dëbohet nga Kroacia

Dëshira për t’i përfituar disa qindra euro që i kishte harruar gabimisht në bankomat një 31-vjeçare i ka kushtuar me burg dhe dëbim nga Kroacia një shtetasi të Kosovës.

Mbrëmjen e 28 janarit një 32-vjeçar nga Kosova kishte shkuar në bankomat në Trgovacka Umag të Kroacisë për të kryer shërbime kur kishte hasur në disa qindra euro.


Sipas raportimit të mediave kroate, përpara tij në bankomat kishte qëndruar një 31-vjeçare e cila nuk kishte qenë e kujdesshme për të kryer depozitimin e parave deri në fund.

Kosovari dyshohet se i kishte marrë paratë e lëna nga kroatja dhe është larguar pa njoftuar policinë.

Pasi 31-vjeçarja kishte denoncuar humbjen e parave në polici, qytetari i Kosovës ishte arrestuar nga organet e sigurisë derisa po tentonte të kalonte kufirin me Serbinë.

“Policët gjatë punës operative në terren kanë zbuluar identitetin e autorit dhe kanë nisur kërkimin për të, dhe më 14 prill rreth orës 22:55 është arrestuar nga punonjësit e Policisë Vukovar duke kaluar kufirin me Serbinë”, njoftojnë mediat kroate.

Pas hetimit të rastit u verifikua se i njëjti kishte qëndruar ilegalisht në Kroaci, prandaj atij i është lëshuar edhe një urdhër i dëbimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori