Tuchel zgjidh ‘çështjen Mane’, por lëshon një paralajmërim të fortë për gjithë lojtarët e Bayernit
Pas humbjes së madhe 3-0 kundër Manchester Cityt në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, Bayern Munichut i erdhi një stuhi me përballjen mes Sadio Mane dhe Leroy Sane dhe pasojat e saj të mëvonshme.
Tani, pasi u bë i ditur sanksioni i Bayernit ndaj senegalezit (gjobë dhe mungesa e sulmuesit këtë fundjavë, kundër Hoffenheim), ka folur trajneri Thomas Tuchel.
“Kjo është rregulluar. Një lojë dhe një gjobë janë pasojat e asaj që ndodhi”, ka thënë fillimisht Tuchel duke iu referuar asaj që ndodhi mes Mane dhe Sane.
“Nuk e pashë sepse isha me stafin stërvitor. Sigurisht që menjëherë fola me të gjithë të përfshirët, lojtarët dhe stafin stërvitor”.
“Ne ishim të shqetësuar, ishte një incident flagrant. Ishte e rëndësishme që ta sqaronim çështjen përpara se të fillonim stërvitjen e radhës. E bëmë dje. Kemi sqaruar gjithçka që të stërvitemi sërish pozitivisht me njëri-tjetrin”.
“Mënyra se si e trajtuan të dy lojtarët e përfshirë dhe mënyra se si e trajtuan lojtarët e tjerë, pati një efekt pastrimi. Ne patëm një atmosferë pozitive dje dhe sot”.
Nga ana tjetër, Tuchel ka dashur të bëjë të qartë se do të donte që këto gjëra të mos dilnin nga dhoma e zhveshjes.
“Do të ishte mirë nëse diçka ndodh në dhomat e zhveshjes, ajo të qëndroj aty. Atëherë nuk do të duhej të diskutoni këtë tani. Ne të gjithë bëjmë gabime. Sadio bëri një gabim. Por ai, si Leroy, veproi në një mënyrë shumë shembullore. Shpresoj që kjo të qëndrojë në dhomat e zhveshjes”.
Tuchel mbron Manen
Përveç kësaj, trajneri i Bayernit ka dalë në mbrojtje të Mane. Këtë javë, thashethemet e shumta u ndezën në Gjermani për ish-lojtarin e Liverpoolit që nuk ka të ardhme në skuadrën bavareze.
“Jam i pari që e kam mbrojtur. E njoh prej kohësh dhe e njoh vetëm si profesionist total. E njoh edhe rrethin e tij. Nuk ka qenë kurrë fajtor për asgjë. Ai ka dalë kundër kodit të sjelljes, ai e kuptoi dhe kërkoi falje”, përfundoi trajneri gjerman. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Futbollistët e Cityt do ta mbajnë gjatë në mendje natën e mbrëmshme, tifozët e Arsenalit kanë bërë diçka speciale
Klopp u tregua shumë emocional teksa i thoshte lamtumirën e fundit mbështetësve të Liverpool në udhëtim
OKC barazon gjithçka ndaj Dallasit, Celtics fitojnë sërish ndaj Cavs
Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re
Mediat spanjolle e konfirmojnë: Barcelona largon nga ekipi top yllin që e bleu për 40 milionë euro
Konfirmohet emri i lojtarit të parë që pritet të largohet nga Barcelona në verë
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Mbappe shpallet më i miri në Francë – Zhegrova mbetet pa çmim dhe jashtë formacionit të vitit
Ishte në garë me Mbappen për më të mirin e vitit, Zhegrova falënderon të gjithë për mbështetjen
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi
Mbappe shpallet më i miri në Francë – Zhegrova mbetet pa çmim dhe jashtë formacionit të vitit
Kurti i gatshëm për zgjedhje, kërkon konsensus me partitë opozitare
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen