LAJMI I FUNDIT:

Lloga në takim me ambasadoren amerikane: SHBA-të janë mbështetës të fuqishëm të rrugës sonë evropiane dhe reformave në gjyqësor

Lloga në takim me ambasadoren amerikane: SHBA-të janë mbështetës të fuqishëm të rrugës sonë evropiane dhe reformave në gjyqësor

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, realizoi takim me Ambasadoren e SHBA-ve në RMV, Angela P. Aggeler, me të cilën bisedoi për bashkëpunimin me SHBA si partner strategjik në fushat që lidhen me reformat në gjyqësor, agjendën legjislative dhe luftën kundër korrupsionit.

Ministri Lloga tha se digjitalizimi në gjyqësor është një proces kyç për fuqizimin e kapaciteteve, përgjegjësisë dhe profesionalizmin e gjykatësve dhe prokurorëve publikë.


“Ministri Lloga e informoi Ambasadoren Aggeler për procesin e formimit të grupit punues për ndryshimet kushtetuese dhe pritshmëritë që opozita përmes përfaqësuesve të tyre të kontribuojë në procesin i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm për eurointegrimet. Lidhur me vetingun, Ministri Lloga theksoi se ky mund të realizohet vetëm me mbështetjen e SHBA-ve dhe BE-së. Ambasadorja Aggeler ishte gjithashtu e njoftuar me gjendjen në burgjet dhe me rastet e montuara gjyqësore”.

“Në takim u theksua Strategjia e re për reforma në sektorin e gjyqësorit 2023-2027, e cila është e përqëndruar në përmirësimin e kushteve dhe fuqizimin e kapaciteteve me çka do të sigurohen kushte për zbatim të pandërprerë dhe në mënyrë stabile të reformave të planifikuara. Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga dhe Ambasadorja Aggeler u pajtuan që të intensifikohet bashkëpunimi mes vendeve në drejtim të sigurimit të stabilitetit dhe kushteve për zbatimin e reformave”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Në trend Lajme

Më shumë
MPJD refuzon kërkesën e patriarkut serb Porfirije për të vizituar Kosovën

MPJD refuzon kërkesën e patriarkut serb Porfirije për të vizituar Kosovën

Lajme
Kurti fton qytetarët të shfrytëzojnë ditët e fundit për regjistrim: Nuk është vetëm evidentim për statistika

Kurti fton qytetarët të shfrytëzojnë ditët e fundit për regjistrim: Nuk është vetëm evidentim për statistika

Lajme
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Shkupjani Qamuran Hirda arrin në Mekë me biçikletë, rrëfen përjetimin e 4000 kilometrave

Shkupjani Qamuran Hirda arrin në Mekë me biçikletë, rrëfen përjetimin e 4000 kilometrave

Lajme
U merret leja 34 shoferëve në Prishtinë për mosrespektim të semaforit

U merret leja 34 shoferëve në Prishtinë për mosrespektim të semaforit

Kronika e Zezë
Kosova cilësohet jomikpritëse për personat LGBTI+

Kosova cilësohet jomikpritëse për personat LGBTI+

Lajme
Kalo në kategori