LAJMI I FUNDIT:

Blinken zbuloi dy synimet kryesore të aleatëve në Ukrainë

Blinken zbuloi dy synimet kryesore të aleatëve në Ukrainë

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken njoftoi një kundërsulm të mundshëm të ukrainasve ndaj forcave ruse.

Në një intervistë për gazetën franceze “Ouest-France“, ai pohoi se për shumë miq dhe partnerë të ukrainasve, përfshirë SHBA-në, kemi dy synime në Ukrainë.

“Qëllimi i parë është të bëjmë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar Ukrainën të rifitojë territoret e pushtuara prej Rusisë, duke mbështetur një kundërofensivë, e cila pritet në javët e ardhshme”, tha Blinken.


Sipas tij, qëllimi i dytë është të ndihmojë Ukrainën “të ndërtojë kapacitetet e saja afatmesme dhe afatgjata për të penguar çdo agresion” dhe “të mbrohet nëse, megjithatë, ndodh një agresion i ri”.

Sekretari amerikan i Shtetit tha se derisa Rusia të ndryshojë kursin, SHBA dhe aleatët e saj duhet “të ruajnë presionin e paprecedentë që shumë vende kanë nisur kundër Rusisë me sanksione dhe kontrolle të eksporteve”.

Instituti amerikan për Studimin e Luftës: Rusët po i frikësohen një kundërsulmi të Ukrainës
Lexo po ashtu Instituti amerikan për Studimin e Luftës: Rusët po i frikësohen një kundërsulmi të Ukrainës

Kur u pyet nëse SHBA do ta mbështesë Kievin për çlirimin e Krimesë dhe Donbasit, Sekretari amerikan i Shtetit u përgjigj se përgjegjësia për një vendim të tillë i takon Ukrainës dhe se amerikanët, së bashku me shumë vende të tjera, do të mbështesin në përpjekjet e Ukrainës.

Ndryshe, Këshilli i Mbrojtjes i Ukrainës ka bërë të ditur se maksimumi pesë persona në planet e dinë se kur do të fillojë kundërofensiva. /Telegrafi/