LAJMI I FUNDIT:

MPJ Maqedoni: Nuk ka ndërhyrje nga jashtë në procesin e ndryshimeve kushtetuese

MPJ Maqedoni: Nuk ka ndërhyrje nga jashtë në procesin e ndryshimeve kushtetuese

Ministria e Punëve të Jashtme nëpërmjet një kumtese për media ka mohuar ndërhyrjen e Bullgarisë në procesin e ndryshimeve kushtetuese në RMV.

Nga MPJ thonë se procesi i ndryshimeve kushtetuese është çështje e brendshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila si obligim lidhet me negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Kuvendi pritet të marrë një vendim të tillë, në mënyrë sovrane dhe në përputhje me interesat afatgjata të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, të përfaqësuar në Kuvend dhe në këtë kontekst, nuk ka asnjë mundësi apo vullnet politik për përfshirje të qytetarëve dhe institucioneve nga jashtë, përfshirë edhe nga Republika e Bullgarisë. Një kërkesë e tillë as nuk është pranuar dhe as nuk është diskutuar mes ministrave Osmani dhe Millkov”.


“Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar në vazhdimin e dialogut politik me Bullgarinë, në frymën e fqinjësisë së mirë dhe Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, dhe shpreson në formimin sa më të shpejtë të Qeverisë së re bullgare”, thuhet në reagimin e MPJ-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Lajme
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin

“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin

Lajme
​Ndërron jetë vëllai i Jakup Krasniqit

​Ndërron jetë vëllai i Jakup Krasniqit

Lajme
Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës

Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës

Lajme
Plagosjet dhe vrasjet aksidentale, kërkohet hetimi i cilësisë së trajnimit të policëve

Plagosjet dhe vrasjet aksidentale, kërkohet hetimi i cilësisë së trajnimit të policëve

Siguri
Kalo në kategori