LAJMI I FUNDIT:

I dënuar me tetë vite burg për vjedhje në Itali, arrestohet 31-vjeçari në Krujë

I dënuar me tetë vite burg për vjedhje në Itali, arrestohet 31-vjeçari në Krujë

Policia e Krujës ka arrestuar me qëllim ekstradimin një preson që rezulton i dënuar në Itali me tetë vite e katër muaj burg për vjedhje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për lokalizimin dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Tirana, në kuadër të operacionit policor të koduar “Trieste”, kapën dhe arrestuan përkohësisht, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasin Nikoll Dobrozi, 31 vjeç, banues në Krujë.


“Gjykata e Apelit Trieste, Itali, e ka dënuar këtë shtetas, me 8 vjet, 4 muaj e 10 ditë burgim, për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 7 vjet, 7 muaj e 20 ditë”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Në bashkëpunim me ZQK Interpol Tirana, vijon puna për ekstradimin e 31-vjeçarit, drejt Italisë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme”, shton policia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori