LAJMI I FUNDIT:

Mblidhen nënshkrimet në KiE për rezolutën e re për Kosovën, Rama: Drejtësia do të triumfojë

Mblidhen nënshkrimet në KiE për rezolutën e re për Kosovën, Rama: Drejtësia do të triumfojë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama bëri sot të ditur se janë mbledhur nënshkrimet në Asamblenë e Këshillit të Evropës (KiE) për mocionin për një rezolutë të re mbi rezolutën e vitit 2011, ku pa asnjë fakt u ngritën akuza për trafik të organeve njerëzore ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i njohur si raporti i Dick Martyt.

“I mblodhëm më në fund firmat në Asamblenë e Këshillit të Evropës për mocionin për një rezolutë të re mbi rezolutën e vitit 2011, ku pa asnjë fakt u ngritën akuzat e tmerrshme ndaj Ushtrisë së lavdishme Çlirimtare të Kosovës për trafikun e organeve njerëzore”, u shpreh Rama, në rrjetet sociale.


Kryeministri theksoi se “rruga e drejtësisë për Kosovën, gjakun e derdhur për liri, dëshmorët e UÇK-së dhe heronjtë e saj të gjallë sot në Hagë, do të jetë e gjatë, e mundimshme, madje edhe fyese deri në palcë, por drejtësia do të triumfojë në fund fare, sepse s’ka forcë në botë që ta damkosë si kriminale një luftë çlirimtare.”

Në 12 tetor 2022, në fjalën e mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të KiE-së, Rama i bëri thirrje Këshillit të Evropës që të rrëzojë akuzat kundër Kosovës dhe të pranojë kërkesën e Shqipërisë për një rezolutë të re. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet pa shenja jete qytetari nga Peja që u raportua i zhdukur që nga 14 qershori

Gjendet pa shenja jete qytetari nga Peja që u raportua i zhdukur që nga 14 qershori

Kronika e Zezë

"Nëse Serbia ka një pozicion të tillë atëherë çfarë po negocion BE-ja": Lajçak pyetet për letrën e Bërnabiq dërguar EEAS-it

Politikë
Kurti shkruan për zbulimin e rëndësishëm arkeologjik në Kalanë e Vuçakut

Kurti shkruan për zbulimin e rëndësishëm arkeologjik në Kalanë e Vuçakut

Lajme
Hapet për qarkullim autostrada Thumanë-Kashar, flet Rama

Hapet për qarkullim autostrada Thumanë-Kashar, flet Rama

Lajme
“Nënat arbëreshe i prenë gjuhën fëmijëve…”: Çfarë kishte thënë At Belushi para se të vdiste për ruajtjen e gjuhës shqipe në Itali

“Nënat arbëreshe i prenë gjuhën fëmijëve…”: Çfarë kishte thënë At Belushi para se të vdiste për ruajtjen e gjuhës shqipe në Itali

Lajme
Kush është Sara Gezdari, shqiptarja e parë kandidate për t’u bërë deputete e Parlamentit britanik

Kush është Sara Gezdari, shqiptarja e parë kandidate për t’u bërë deputete e Parlamentit britanik

Lajme
Kalo në kategori