LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Gjilanit liron përkohësisht nga pagesa e gjobës qytetarët që i kanë lajmëruar me vonesë lindjet dhe vdekjet e familjarëve

Komuna e Gjilanit liron përkohësisht nga pagesa e gjobës qytetarët që i kanë lajmëruar me vonesë lindjet dhe vdekjet e familjarëve

Komuna e Gjilanit ka marrë vendim që t’i lirojë përkohësisht nga obligimi i pagesës së gjobës komunale qytetarët të cilët kanë regjistruar lindjet dhe vdekjet pas kalimit të afatit ligjor.

Sipas vendimit, lirimi nga pagesa e gjobës aplikohet për regjistrimet e mëvonshme vetëm gjatë vitit 2023.


Në arsyetimin e vendimit thuhet se Drejtoria për Administratë të Përgjithshme në vazhdimësi pranon kërkesa nga qytetarët për regjistrime të lindjeve dhe vdekjeve pas kalimit të afatit ligjor prej 30 ditësh.

Në këto raste sipas Ligjit për taksa, ngarkesa dhe gjoba komunale është paraparë shqiptimi i gjobave sipas periudhave të caktuara kohore të skadimit të afatit ligjor për regjistrim.

“Për shkak të situatës së krijuar si pasojë e pandemisë globale Covid-19, informimit jo të mjaftueshëm të qytetarëve lidhur me shqiptimin e gjobës si dhe kushteve të rënda ekonomike që vështirësojnë kryerjen e këtij obligimi, tanimë evidentohet një numër i konsiderueshëm i rasteve të paregjistruara të lindjeve dhe vdekjeve”, thuhet në arsyetimin e vendimit.

Tutje, komuna ka bërë të ditur se ky vendim merret me qellim që brenda një afati gjatë vitit 2023, të regjistrohen lindjet dhe vdekjet e paregjistruara deri më tani duke evituar pagesën e gjobës vetëm gjatë kësaj periudhe si dhe në mënyrë që ky vendim të shërbejë si fushatë vetëdijesimi për regjistrimet e tilla brenda afatit ligjor në të ardhmen. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori