LAJMI I FUNDIT:

Marcelo thotë se Lionel Messi është kundërshtari më i vështirë me të cilin është përballur ndonjëherë

Marcelo thotë se Lionel Messi është kundërshtari më i vështirë me të cilin është përballur ndonjëherë

Ikona e Real Madridit, Marcelo, e ka cilësuar Lionel Messin si kundërshtarin më të vështirë me të cilin është përballur gjatë karrierës së tij 18-vjeçare.

Mbrojtësi brazilian kaloi 15 vjet në Santiago Bernabeu, ku u bë lojtari më i dekoruar i klubit të të gjitha kohërave, duke fituar 25 trofe me Los Blancos para largimit të tij në vitin 2022.

Por, asnjë lojtar kundër të cilit u rreshtua mbrojtësi i majtë nuk ishte aq i vështirë për t’u identifikuar sa legjenda e Barcelonës, me Marcelon të prirur të theksojë se lojtari është ende një nga më të talentuarit në lojë sot.


Mediat në Spanjë zbulojnë planin e Barcelonës për ta rikthyer Messin në Camp Nou
Lexo po ashtu Mediat në Spanjë zbulojnë planin e Barcelonës për ta rikthyer Messin në Camp Nou

Duke folur për Athletic, Marcelo përshkroi kohën e tij duke luajtur kundër Messit gjatë dhjetëra El Clasicos.

“Messi është i jashtëzakonshëm, kundërshtari më i vështirë me të cilin jam përballur ndonjëherë”, vuri në dukje ai për shtatë herë fituesin e Topit të Artë.

“Ne të gjithë e dimë cilësinë që ai ka edhe tani, në moshën 35-vjeçare, dhe më parë ishte e njëjta gjë”.

Derisa zbulohet statuja e re e Messit, Ronaldo bëhet sërish shënjestër e talljeve
Lexo po ashtu Derisa zbulohet statuja e re e Messit, Ronaldo bëhet sërish shënjestër e talljeve

“El Clasico ka qenë gjithmonë një nga ndeshjet më të mira për të parë dhe luajtur. Unë isha mjaft me fat që u paraqita në një nga periudhat më të mira të Clasicos”, ka vazhduar Marcelo

Por – braziliani, i cili ishte mik i ngushtë me shokun e tij të skuadrës, Cristiano Ronaldo gjatë kohës së tyre në Real, vuri në dukje se nuk ishte vetëm Messi ai që përcaktoi El Clasicot e fundit të viteve 2000 dhe 2010, por lojtarë të tjerë që u shfaqën ishin gjithashtu te pabesueshëm.

Reprezentuesi brazilian iu bashkua Real Madridit në vitin 2005 dhe gjatë kohës së tij në kryeqytetin spanjoll, Los Blancos fitoi 12 Clasicco nga 16 të Barcelonës.

Cristiano Ronaldo befason tifozët me festimin e tij të ri, pasi shënoi për Portugalinë kundër Luksemburgut
Lexo po ashtu Cristiano Ronaldo befason tifozët me festimin e tij të ri, pasi shënoi për Portugalinë kundër Luksemburgut

Pas largimit nga klubi gjatë merkatos së verës së kaluar, Marcelo iu bashkua skuadrës greke Olympiacos.

Mirëpo, 34-vjeçari nuk ishte në gjendje të vendosej në klubin e Superligës së Greqisë dhe e ndërpreu kontratën e tij në shkurt 2023, në vend të kësaj zgjodhi të kthehej në klubin e tij të fëmijërisë Fluminense në Brazil. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Hendboll
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Premier League
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Kosovë
Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës

Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës

La Liga

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Kalo në kategori