LAJMI I FUNDIT:

BE është e gatshme të përgjigjet me sanksione të mëtejshme nëse Bjellorusia pranon kërkesën e Putinit për armët bërthamore

BE është e gatshme të përgjigjet me sanksione të mëtejshme nëse Bjellorusia pranon kërkesën e Putinit për armët bërthamore

BE-ja i ka kërkuar Bjellorusisë të mos pranojë armë bërthamore ruse, duke thënë se mund të përballet me sanksione të mëtejshme nëse e bën këtë.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, shkroi në Twitter: “Pranimi i armëve bërthamore ruse nga Bjellorusia do të nënkuptonte një përshkallëzim të papërgjegjshëm dhe kërcënim për sigurinë evropiane”.

“Bjellorusia ende mund ta ndalojë atë, është zgjedhja e tyre. BE është e gatshme të përgjigjet me sanksione të mëtejshme”, ka thënë më tej ai, përcjell Telegrafi.


Kjo deklaratë vjen pasi presidenti rus Vladimir Putin njoftoi të shtunën se Moska planifikon të vendosë armë taktike bërthamore në Bjellorusi.

Vjen reagimi edhe nga Ukraina pas njoftimit të Putinit se Rusia do të zhvendosë armë bërthamore taktike në Bjellorusi
Lexo po ashtu Vjen reagimi edhe nga Ukraina pas njoftimit të Putinit se Rusia do të zhvendosë armë bërthamore taktike në Bjellorusi

Dhjetë aeroplanë të aftë për të mbajtur armatimet – të cilat janë projektuar për t’u përdorur në fushën e betejës – thuhet se tashmë janë zhvendosur atje.

Më herët të dielën, NATO qortoi Moskën për retorikën e saj bërthamore “të rrezikshme dhe të papërgjegjshme” pasi Putin bëri njoftimin për një masë të tillë.

Veç kësaj, edhe ministria e Jashtme e Ukrainës ka kritikuar planet bërthamore të Rusisë dhe bëri thirrje për një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të adresuar kërcënimin e mundshëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Ne nuk duam të jemi amerikanë", kryeministri i Grenlandës me deklaratë të fortë

Botë
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?

Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?

Amerika
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles

Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles

Amerika
SHBA-ja dhe Britania sanksionuan NIS-in, Vuçiq: Kërkohet largimi i plotë i Rusisë nga pronësia

SHBA-ja dhe Britania sanksionuan NIS-in, Vuçiq: Kërkohet largimi i plotë i Rusisë nga pronësia

Serbia
Imazhet nga hapësira tregojnë shtrirjen e zjarrit në Los Angeles

Imazhet nga hapësira tregojnë shtrirjen e zjarrit në Los Angeles

Amerika
Arrestohet një i dyshuar për ndezjen e zjarrit në Los Angeles

Arrestohet një i dyshuar për ndezjen e zjarrit në Los Angeles

Amerika
Kalo në kategori