LAJMI I FUNDIT:

Nëse Arsenali fiton titullin e Ligës Premier, një lojtar i tyre mund të mbetet pa medalje

Nëse Arsenali fiton titullin e Ligës Premier, një lojtar i tyre mund të mbetet pa medalje

Ylli i Arsenalit, Reiss Nelson mund të ketë shënuar golin më të rëndësishëm të sezonit për The Gunners, por ai mund të mbetet pa medalje, nëse Topçinjtë fitojnë titullin.

Skuadra e Mikel Artetës është në rrugë të mbarë për të ngritur trofeun e Ligës Premier, pasi kanë kaluar tetë pikë epërsi ndaj Manchester Cityt të vendit të dytë.


Pavarësisht se po lufton për një vend startues, Nelson krijoi një moment potencialisht përcaktues për titullin kundër Bournemouth.

Heroi i Arsenalit, Nelson: U luta për një rast në fund, kemi nevojë për momente të tilla
Lexo po ashtu Heroi i Arsenalit, Nelson: U luta për një rast në fund, kemi nevojë për momente të tilla

23-vjeçari u inkuadrua nga bankina për të shënuar në minutat e fundit të takimit, duke kompletuar një rikthim mahnitës 3-2 në Emirates.

Por, pavarësisht golit të tij që mund të jetë vendimtar në fund, Nelson mund të mbetet duar bosh në fund të sezonit.

Liverpooli mund të dështojë të kualifikohet në Ligën e Kampionëve edhe nëse futet në top katërshe në Ligën Premier
Lexo po ashtu Liverpooli mund të dështojë të kualifikohet në Ligën e Kampionëve edhe nëse futet në top katërshe në Ligën Premier

Për shkak të vendimeve strikte të Ligës Premier që hynë në fuqi gjatë sezonit 2012-13, lojtarët duhet të kenë luajtur të paktën pesë ndeshje që ta kenë shansin të fitojnë medaljen e kampionit.

Nelson ka realziuar vetëm katër paraqitje në ligë këtë sezon, ndërsa do t’i duhet vetëm edhe një për të marrë në duar medaljen, gjithmonë nëse Arsenali shpallet kampion. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Premier League
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori