LAJMI I FUNDIT:

Menaxheri i Përfaqësues së Kosovës kritikon ashpër Uran Bislimin për sjelljen e tij ndaj ftesës

Menaxheri i Përfaqësues së Kosovës kritikon ashpër Uran Bislimin për sjelljen e tij ndaj ftesës

Menaxheri i Përfaqësues së Kosovës, Bajram Shala ka folur për Uran Bislimin dhe Mërgim Berishën, që kanë bërë një veprim të pahijshëm sa i përketë ftesës.

Në konferencën për media, Shala bëri të ditur se Bislimi nuk ka pasur guxim ta refuzojë ekipin direkt, por e ka refuzuar nëpërmjet klubit.


“Uran Bislmi e ka refuzuar Kosovën tri herë radhazi, madje nuk ka pasur guxim që ta bëjë këtë drejtpërdrejt, por e ka bërë përmes klubit”, ka thënë menaxheri i Përfaqësues, Bajram Shala.

Lista e Kosovës pëson ndryshime para dy ndeshjeve kualifikuese 'Euro 2024' - Giresse jep detajet
Lexo po ashtu Lista e Kosovës pëson ndryshime para dy ndeshjeve kualifikuese 'Euro 2024' - Giresse jep detajet

“Ai ka luajtur me fanellën e Kosovës, e ka puthur atë, por që ai deri në fund ishte për po, ndërsa më pas refuzoi të vinte”.

“Në nëntor erdhi, ndërsa tash na refuzoi përmes klubit të tij, nuk kishte as guxim e as respekt për të na kumtuar lajmin e refuzimit. Ne ia kishim siguruar edhe biletën e udhëtimit. Por, klubi i tij na tha se lojtari nuk dëshiron ta djeg mundësinë për ta përfaqësuar vendin tjetër tek i cili ka nënshtetësi, Zvicrën. Por, nëse ai e ka këtë dilemë, mund të luajë për Zvicrën pasi Kosova më nuk është opsion për Bislimin”.

Giresse: Uran Bislimi ia ka mbyllur vetës derën te Kosova
Lexo po ashtu Giresse: Uran Bislimi ia ka mbyllur vetës derën te Kosova

“Sa i përket Mërgim Berishës, kjo histori datën që katër vite, ai e shikonte Kosovën si opsion i fundit, duke bërë presion ndaj Gjermanisë ta fitojë”.

“Situatë e njëjtë është edhe për Bislimin, që e ka parë Kosovën si opsion të dytë dhe nuk ka pasur guxim të vije”.

“Ai (Bislimi) i ka dyshtetësi dhe nuk e ka të qartë se ku dëshiron të luajë edhe pse ne patëm mirëkuptim. Ai erdhi në nëntor, luajti dy ndeshje, ka shënuar gol dhe e ka puthur stemën.”.

“Më vonë ai ia ka gjuajtur fajin Luganos se ata nuk e kanë lënë të luajë për Kosovën, ndërsa klubi e ka kthyer përgjigjen se ai ende nuk ka vendosur se për kë të luajë”, ka shtuar më tej Bajrami. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Festimi i veçantë i Rudiger: 70 metra sprint në stilin e tij!

Festimi i veçantë i Rudiger: 70 metra sprint në stilin e tij!

Liga e Kampionëve
Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Liga e Kampionëve
Ancelotti: Ankesat e Bayernit? Në rregull, ankohemi edhe ne për golin e Nachos

Ancelotti: Ankesat e Bayernit? Në rregull, ankohemi edhe ne për golin e Nachos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori