LAJMI I FUNDIT:

‘Le ta mbajë për vete, nuk e dua’ – Ibra për rekordin e golashënuesit më të moshuar

‘Le ta mbajë për vete, nuk e dua’ – Ibra për rekordin e golashënuesit më të moshuar
(Foto: Sempre Milan)

Zlatan Ibrahimovic u bë golashënuesi më i moshuar në histori të Serie A kur realizoi gol në humbjen e Milanit nga Udinese (3-1) të shtunën mbrëma.

Sulmuesi veteran me 41 vjet e 166 ditë është për 141 ditë më i moshuar se rekordmbajtësi i deritanishëm, Alessandro Costacurta, mirëpo nuk e ka dashur këtë nderim kur ka mësuar për epitetin e ri.


“Ai mund ta mbajë rekordin, nuk e dua këtë rekord”, ka bërë shaka Ibra në intervistën për Sky Sport Italia pas ndeshjes.

Ibrahimovic bën histori, është golashënuesi më i vjetër në histori të Serie A
Lexo po ashtu Ibrahimovic bën histori, është golashënuesi më i vjetër në histori të Serie A

Zlatan shënoi nga pika e bardhë në riekzekutimin e penalltisë, të cilën fillimisht e kishte humbur dhe ky ishte goli i tij i parë prej se është kthyer nga lëndimi afatgjatë.

Ai ka shënuar në secilën nga katër dekadat e fundit duke nisur me Malmo (1999), Ajax, Juventus, Inter, Milan, Barcelona, Manchester United, Paris Saint-Germain, LA Galaxy dhe sërish me Rossonerët (2023). I njohur për deklaratat e tij me vetëbesim të lartë, Ibra ka realizuar mbi 570 gola, shumica prej tyre (mbi 500) në nivel klubesh.

“Jam krenar që jam në historinë e këtij klubi, sepse është një klub i madh me histori të madhe, lojtarë që kanë bërë gjëra të mrekullueshme dhe të kem emrin tim aty do të thotë shumë për mua”.

“Ky gol nuk solli pikë, gjë të cilën e doja. Unë isha gjithashtu krenar që isha kapiten, por loja nuk shkoi ashtu siç donim. Ndihesha shumë mirë në fushë, nuk kisha nisur një ndeshje prej 14 muajsh dhe e rëndësishme është të jem në formë të mirë. Nëse ndihem aq mirë sa sot, mund të luaj akoma, nuk kam asnjë dyshim për veten time”, ka deklaruar Ibrahimovic. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Ndërkombëtare
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Kalo në kategori