LAJMI I FUNDIT:

“Miqësia e fshehtë” mes Araujos dhe Viniciust para El Clasicos

“Miqësia e fshehtë” mes Araujos dhe Viniciust para El Clasicos

Betejat e Ronald Araujo dhe Vinicius Junior janë bërë një element kryesor i El Clasico së fundmi, me dyshen që janë përballur tre herë në katër takimet e fundit midis Barcelonës dhe Real Madridit.

Araujo, i cili zakonisht luan në qendrën e mbrojtjes, por përdoret si mbrojtës i djathtë kundër Los Blancos për t’i mohuar kërcënimet brazilianit, ndërsa ka qenë shumë i suksesshëm në takimet e tij kundër tij dhe ai duket të jetë sërish në anën fituese këtë fundjavë.


Dyshja janë konkurrentë të ashpër në fushë, por jashtë saj, Mundo Deportivo ka raportuar se janë miqësorë me njëri-tjetrin.

Barcelona publikon listën anti-Real Madrid: Mungojnë yjet
Lexo po ashtu Barcelona publikon listën anti-Real Madrid: Mungojnë yjet

Araujo flet rrjedhshëm gjuhën portugeze, pasi është rritur Rivera, një qytet në Uruguai që kufizohet me Brazilin. Si të tillë, ata janë të njohur me njëri-tjetrin, madje Araujo i dërgoi Viniciusit një mesazh për ditëlindjen kur ky i fundit mbushi 22 vjeç korrikun e kaluar.

Duke folur për ESPN, Araujo kishte shumë kompliment ndaj Vinicius, duke dëshmuar më tej miqësinë mes çiftit.

Kokëdhimbje për Ancelottin para El Clasicos, mungojnë dy yje - i treti në dyshime
Lexo po ashtu Kokëdhimbje për Ancelottin para El Clasicos, mungojnë dy yje - i treti në dyshime

“Për mua sot, Vinicius është numri një në situatat një me një. Ai është një lojtar shumë i mirë, dhe padyshim, është e vështirë (për mua), por unë punoj që të jem në gjendje të jap maksimumin në lojëra si kjo. Më vjen mirë që gjërat kanë shkuar mirë deri më tani”, kishte thënë ai.

Ky duel mes dyshes premton se do të jetë i zjarrtë të dielën në mbrëmje, kur Barcelona e pret Real Madridin nga ora 21:00 në Camp Nou. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Kalo në kategori