LAJMI I FUNDIT:

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Aleatët nga e gjithë bota “riafirmuan unitetin dhe vendosmërinë në mbështetje të luftës së Ukrainës për liri”

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Aleatët nga e gjithë bota “riafirmuan unitetin dhe vendosmërinë në mbështetje të luftës së Ukrainës për liri”

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd J. Austin III ka përgëzuar rezultatet e takimit të 10-të të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës, i cili mblodhi – online – së bashku rreth 50 vende.

“Ne sapo kemi përfunduar takimin tonë të 10-të, shumë të suksesshëm të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës”, ka thënë Austin gjatë një konference për shtyp në Pentagon pas diskutimeve të mërkurën, raporton Ukrinform, përcjell Telegrafi.

Ai theksoi se aleatët dhe partnerët që përfaqësojnë vendet nga e gjithë bota “riafirmuan unitetin dhe vendosmërinë tonë në mbështetjen e luftës së Ukrainës për liri”.


Austin vlerësoi gjithashtu “mesazhin e qartë” nga ministri ukrainas i mbrojtjes për hapat e ardhshëm në rezistencën ndaj agresionit rus, i cili, sipas shefit të Pentagonit, nënvizon “urgjencën” e mbështetjes ndërkombëtare për Ukrainën.

“Ukraina nuk ka kohë për të humbur. Dhe kam dëgjuar qartë sot se anëtarët tanë të Grupit të Kontaktit e dinë gjithashtu se ne duhet të përmbushim me shpejtësi dhe plotësisht premtimet tona”, citohet të ketë thënë Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së.

Sipas tij, kjo përfshin dërgimin e pajisjeve të blinduara në fushën e betejës dhe sigurimin që ushtarët ukrainas të marrin trajnimin, pjesët e këmbimit dhe mbështetjen e mirëmbajtjes për pajisjet e dorëzuara.

“Ne do të vazhdojmë të kërkojmë për donacione të reja dhe sot dëgjuam mbi përparimin tonë dhe disa angazhime të reja të rëndësishme”, vuri në dukje Austin.

Në këtë drejtim, shkruan më tej Ukrinform, në veçanti, Suedia njoftoi se do t’i sigurojë Ukrainës 10 tanke Leopard dhe komponentë kryesorë të mbrojtjes ajrore.

Ndërsa Norvegjia është në partneritet me SHBA-në për të dhuruar dy sisteme NASAMS në Ukrainë.

Holanda gjithashtu nis kontrata të reja për të siguruar dërgimin e armëve të reja në fushën e betejës në Ukrainë.

Përveç këtyre, Sllovenia njoftoi një kontribut që do të ndihmojë në “përmbushjen e disa kërkesave prioritare të Ukrainës, duke përfshirë armë”.

Shefi i Pentagonit nënvizoi se donacionet kanë qenë vendimtare për luftën e Ukrainës për sovranitet.

Megjithatë, sipas tij, që Ukraina të jetë në gjendje të mbrojë territorin e saj sovran dhe të mbrojë qytetarët e saj në afat të gjatë, këto përpjekje duhet të vazhdojnë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Policia e Stambollit arreston shtetasin kosovar Liridon Rexhepi, i cili thuhet se menaxhonte rrjetin financiar të Mossad-it në Turqi

Policia e Stambollit arreston shtetasin kosovar Liridon Rexhepi, i cili thuhet se menaxhonte rrjetin financiar të Mossad-it në Turqi

Turqia
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Evropa
Momenti kur një 'dron flakëhedhës' ukrainas i vë zjarrin një zone pyjore ku supozohet se ishin strehuar trupat ruse

Momenti kur një 'dron flakëhedhës' ukrainas i vë zjarrin një zone pyjore ku supozohet se ishin strehuar trupat ruse

Botë
Rusia thotë se “do të ndryshojë doktrinën bërthamore për shkak të rolit të Perëndimit në Ukrainë”

Rusia thotë se “do të ndryshojë doktrinën bërthamore për shkak të rolit të Perëndimit në Ukrainë”

Botë
Hamasi publikon videon e një nga gjashtë pengjet që u gjetën të vrarë të dielën

Hamasi publikon videon e një nga gjashtë pengjet që u gjetën të vrarë të dielën

Azia
Putin arreston edhe një tjetër gjeneral rus

Putin arreston edhe një tjetër gjeneral rus

Evropa
Kalo në kategori