Ekonomia gjermane po përballet me shumë probleme: lufta në Ukrainë, çmimet e energjisë, inflacioni, burokracia. Kërkesat për të ardhmen nuk janë të pakta.
Situata në industri, zejtari dhe ekonomi është jashtëzakonisht kritike për shkak të burokracisë së panevojshme, taksave të larta dhe energjisë së shtrenjtë, sipas shoqatave të mëdha ekonomike gjermane.
“Me gjithë krizat aktuale, Gjermanisë sërish i duhet një strategji afatgjatë për të mbetur e suksesshme në nivel botëror. Kostot e energjisë janë ende të larta. Por ne gjithashtu duhet të luftojmë një furi rregullatore që shpesh do të thotë se ne shkruajmë më shumë letër sesa lëvizim në të vërtetë”, tha presidenti i Federatës së Industrisë Gjermane (BDI), Siegfried Russwurm, përpara takimit tradicional të nivelit të lartë të katër shoqatave kryesore ekonomike gjermane me kancelarin Olaf Scholz.
Gjermanisë i mungojnë zejtarët. Për të inkurajuar të rinjtë që të ndjekin një trajnim, shoqatat bëjnë një punë bindëse gjatë panairit në Mynih.
“Sillini taksat në mesataren evropiane”
Në të njëjtën kohë, Gjermania ka taksat më të larta në botë, gjë që “i sjell vështirësi” aftësisë së përgjithshme për konkurrencë të industrisë. Inflacioni i lartë gjithashtu dëmton.
Lidhur me politikën e qeverisë federale për krizën, Russwurm shpjegoi se “ne ia dolëm shumë mirë së bashku, si në pandemi ashtu edhe në plan afatshkurtër për pasojat e luftës së rusëve në Ukrainë”. Por kjo nuk mjafton për sa i përket perspektivës, kërkohet një furnizim i sigurt me energji, reduktim i burokracisë dhe ulje e dukshme të taksave”.
“Nëse ne të paktën do të arrinim t’i ulnim taksat në Gjermani në një vlerë mesatare të Evropës, edhe kjo do të ndihmonte shumë”, shton ai.
Organizatat e punëdhënësve: Situata ekonomike është “e vështirë”
Edhe presidenti i Federatës së Shoqatave të Punëdhënësve Gjermanë, Rainer Dulger, e cilësoi situatën ekonomike në Gjermani si “të vështirë”.
Çdo rritje e tarifave sociale do të ishte një “sinjal i keq”.
“Gjithçka duhet të vazhdojë të bëhet për të siguruar konkurrencën ndërkombëtare të ekonomisë gjermane, për të arritur dekarbonizimin e ekonomisë dhe për të adresuar mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar”, theksoi kryetari i Dhomës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë (DIHK), Peter Adrian.
Takimi tradicional i samitit mes kancelarit dhe katër shoqatave kryesore të ekonomisë gjermane zhvillohet çdo vit në Panairin e Artizanatit në Mynih. Shoqatat ekonomike paraqitën një deklaratë të përbashkët ku përmbledhin situatën dhe kërkesat e tyre.
“Humbja e vlerës së shtuar industriale nuk është më një rrezik teorik. Ajo tashmë po ndodh”, thuhet në deklaratën prej dy faqesh.
Kjo është arsyeja pse nevojitet për sipërmarrjet, “përtej përballimit thjesht të krizës”, një perspektivë për kompanitë “që të jep guxim”.
Shoqatat ekonomike gjermane ndër të tjera kërkojnë që “barra tatimore për ndërmarrjet kapitale të reduktohet “sa më shpejt të jetë e mundur” në një nivel konkurrues ndërkombëtar; ato kërkojnë që të përshpejtohen procedurat e planifikimit dhe autorizimit; përveç kësaj, nevojiten modele më të zhdërvjellëta të kohës së punës dhe kohë maksimale javore të punës.
Një kërkesë tjetër është një rregullore moderne për kohën e pushimit dhe procedura dukshëm më të shpejta për imigracionin për motive punësimi. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë