LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria Publike kërkon që Mijallkov të mbetet i lirë për arrestimin e Boshkovskit

Prokuroria Publike kërkon që Mijallkov të mbetet i lirë për arrestimin e Boshkovskit

Prokuroria e lartë e Shkupit propozon që Mijalkov të mbetet i lirë për arrestimin e Lube Boshkovskit.

Prokuroria e Lartë propozon që Apeli të konfirmojë lirimin nga akuza për rastin “Tortura”, në të cilin në mesin e të pandehurve ishte edhe ish-drejtori i DKZ-së Sasho Mijalkov. Paraprakisht, Gjykata Penale kishte shpallur pafajësi në shkallë të parë.


Mijalkov dhe njësiti Alfa morën lirim nga gjykata e shkallës së parë me arsyetimin se prokurori Ljubomir Lape nuk e dëshmoi se ata ishin fajtorë. Prokurori Lape bëri ankesë ndaj aktgjykimit në Apeli, pas së cilës u kërkua mendim edhe nga prokuroria më e lartë.

Rasti u hap nga PSP dhe kishte të bëjë me mënyrën se si ishte arrestuar Lube Boshkovski më 6 qershor të vitit 2011, një ditë pas zgjedhjeve parlamentare./Telegrafi/