Gjermania planifikon të ndalojë operatorët e telekomunikacionit të përdorin komponentë të caktuar të prodhuar nga kompanitë kineze Huawei dhe ZTE në rrjetet 5G, me arsyetimin rreth sigurisë kombëtare.
Sipas medieve, ky ndalim mund të përfshijë komponentë të integruar tashmë në rrjete, duke kërkuar që operatorët t’i heqin dhe zëvendësojnë ato.
Qeveria gjermane është në mes të një rivlerësimi më të gjerë të marrëdhënieve të saj me Kinën.
Megjithatë, asnjë operator nuk ishte ndaluar të përdorte disa komponentë nga kompanitë kineze në rrjetet e tyre 5G. Ndryshimi kryesor është se këto kontrolle të rrepta për rreziqet e mundshme të sigurisë tani zbatohen edhe për komponentët ekzistues në rrjetet e telekomunikacionit.
Gjithashtu bëhet e ditur se operatorët nuk do të kompensohen për pjesët që duhet të hiqen nga rrjeti dhe të zëvendësohen.
Një dokument i Ministrisë gjermane të Punëve të Brendshme mbi këtë rishikim, bën të qartë se një furnizues specifik mund të ndalohet të ofrojë komponentë kritikë nëse konsiderohet se kontrollohet drejtpërdrejt ose tërthorazi nga qeveria e një shteti tjetër.
Kritikët e Huaweit dhe ZTE-së thonë se lidhjet e tyre të ngushta me shërbimet e sigurisë së Pekinit nënkuptojnë se futja e tyre në rrjetet e kudogjendura të telefonisë mobile mund t’u japë spiunëve kinezë dhe madje edhe sabotatorëve qasje në infrastrukturën thelbësore të vendit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City