Nga 3 mijë 200 euro në 588 ka zbritur paga e atasheve ushtarakë të Forcës së Sigurisë së Kosovës që shërbejnë në disa vende të botës. Me miratimin e Ligjit për paga, të njëjtit kanë marrë 2 mijë e 612 euro më pak pagë për muajin shkurt. Kjo situatë kritikohet ashpër nga ish-ushtarakë dhe njohës të sigurisë, pasi sipas tyre, standardi në vendet që ata shërbejnë ua pamundëson mbijetesën.
Atasheu ushtarak është një mision e mandat i një rëndësie të veçantë në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), andaj të tillë mund të bëhen vetëm kolonelët dhe nënkolonelët e ushtrisë.
Si të tillë ata shërbejnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Angli, Gjermani, Francë, Kroaci, në Turqi, Shqipëri dhe në Slloveni në mënyrë jorezidente.
Për përfaqësimin e reprezentimin e dinjitetshëm të Kosovës edhe paga e tyre ka qenë e tillë deri një muaj më parë.
Por këta atashe ushtarakë që janë paguar 3 mijë e 200 euro, me ligjin e ri u janë ulur drastikisht pagat.
588 euro është shuma që ka dalë në llogaritë e tyre këtë muaj, gati aq sa është paga e një shërbyesi civil në ambasadat e huaja.
Koeficienti i pozitës së atasheut me ligjin e ri të pagave është 5.8. Bile televizioni mëson se të njëjtit e kanë të paqartë vazhdimin tutje të shërbimit, teksa e konsiderojnë mundësinë e kthimit, grada që kanë në Kosovë paguhet mbi 1 mijë euro.
Amatorizëm dhe absurditet po e konsideron këtë kategorizim ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, i cili thotë se reprezentimi i atasheut ushtarak shpesh e kalon atë të ambasadorëve nëpër botë.
“Për arsye se atasheu ushtarak, ka nevoja të lloj-llojshme, punon në zgjerimin e kontakteve , bashkëpunimin ushtarak të sigurisë trajnime e shkollime ushtrime të ndryshme që është një përfaqësues i Ushtrisë së Kosovës, jashtë Kosovës. Këtë unë do ta quaj një amatorizëm i atyre që e kanë bërë këtë ligji”, ka theksuar Kadri Kastrati, ish-komandant i FSK-së, për RTV Dukagjini.
Kastrati kërkon urgjentisht kthimin e pagës paraprake, pasi siç thotë në vende si SHBA dhe të tjera, është e pamundur edhe mbijetesa në këto kushte.
“Qeveria del me një shpjegim që këtyre ushtarakëve do t’iu kthehet paga që e kanë pasur edhe do t’iu kompensohet muajt që kanë marrë pagë me pak. Paramendojeni që një atashe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që vlera e një shije me ujë kushton 6 dollarë, ai ta merre një rrogë prej 588 eurosh është e papranueshme”, ka sqaruar Kadri Kastrati, Ish-komandant i FSK-së.
Madje, njohësi i çështjeve të sigurisë Drizan Shala vlerëson se pagat për atashetë ushtarakë nuk mund të rregullohen as me një rregullore apo udhëzim administrativ siç është përmendur sepse, sipas tij, do t’i humbte kredibiliteti Ligjit për Paga.
“Atëherë çdo mekanizëm tjetër, qoftë mjekët, apo infermierët, mund të kërkojnë që te kemi një ndryshmi nëpërmjet një Udhëzimi Administrativ apo një rregullore të re, por kjo bie në diskrepancë me elementin bazë të ligjit të pagave. Mendoj që duhet të rishikohet komplet ligji i pagave edhe duhet të rikthehen dhe shtesat, qoftë për pjesëtarët e FSK apo të Policisë së Kosovës qysh janë shtesat e rrezikshmërisë, por njëkohësisht edhe për misionet diplomatike apo atashetë”, ka thënë Drizan Shala, njohës i çështjeve të sigurisë.
Nga mbi 60 ambasada dhe konsullata sa ka Republika e Kosovës në botë, në vetëm shtatë prej tyre ka atashe ushtarakë. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker