Pesë arsye pse Manchester United mund të fitojë katër trofe: Nga Casemiro te Rashford e Ten Hag, ata që po i kthejnë Djajtë e Kuq në krye
Skuadra e Erik Ten Hag ishte shumë më mbresëlënëse gjatë dy ndeshjeve të play-offit të Ligës së Evropës kundër Barcelonës, teksa organizuan një festë pasi fituan EFL Cup të dielën, që shërbeu si provë se ata gjithashtu mund të marrin edhe rezultate të tjera të mëdha të nivelit të lartë.
Ndeshja e raundit të pestë të FA Cup kundër West Ham do të zhvillohet të mërkurën, e ndjekur nga një udhëtim në Anfield në Ligën Premier katër ditë më vonë.
Nëse ata i fitojnë të dyja këto ndeshje, atëherë do të flitet për ta se si mund t’i fitojnë trofetë këtë sezon.
Man United ka mundësinë të bëjë histori në muajt e fundit të sezonit dhe Goal.com është gati t’i jap pesë arsye se pse mund të fitojnë katër trofe dhe anë objektiv real për Djajtë e Kuq të Ten Hag…
Casemiro: Makina e fundit fituese
Braziliani iu bashkua klubit nga Real Madrid për afër 80 milionë euro.
Triumfi i United në Carabao Cup ishte fitorja e nëntë radhazi e një finale për Casemiron, i cili ngriti pesë tituj të Ligës së Kampionëve mes një morie trofesh të tjera në “Santiago Bernabeu”.
Ai shënoi edhe në finale ndaj Newcastle dhe tifozët tashmë janë mësuar që mesfushori të ngrejë skuadrën në ndeshjet më të mëdha.
Ai mentalitet fitues është shkrirë edhe në pjesën tjetër të skuadrës dhe me Casemiro në 11-shen fillestare, United nuk mund të konsiderohet i dobët në asnjë garë.
Mungesa e Arsenalit me lojtarë
Nga tre trofetë që janë ende në dispozicion për Man Unitedin në sezonin 2022/2023, Liga Premier duket më e paarritshme për United – por vetëm në letër.
Ata janë aktualisht tetë pikë prapa liderit aktual Arsenalit.
Arsenali është rikthyer duke fituar dy ndeshjet e fundit kundër Aston Villas dhe Leicesterit, por ekziston një ndjenjë se ata mund të gabojnë në të ardhmen.
Lista e ndeshjeve do të grumbullohet për Artetam dhe lojtarët e tij teksa përgatiten për fazat e fundit të Ligës së Evropës, që do të thotë se titulli i parë i kampionatit që nga viti 2003-2004 ende nuk është i sigurt. Man United duket krejtësisht i gatshëm për të sulmuar gabimet tjera.
Arma vdekjeprurëse, Marcus Rashford
Marcus Rashford shënoi golin e tij të 25-të në të gjitha garat për Man United në finalen e Carabao Cup.
Në mungesë të një numri 9 të natyrshëm, me të huazuarin nga Burnleyn, Ëout Ëeghorst, anglezi Rashford ka marrë detyrën e golashënuesit kryesor të Man United dhe ai e ka dëshmuar veten.
Ai është arma kryesore e Man United, një forcë konsistente, klinike e natyrës që mbrojtësit janë të pafuqishëm për ta ndalur. Mbrojtësit janë në vështirësi kur është Rashford në fushë.
Presioni i Man City në Ligën e Kampionëve
“Njerëzit thonë [City duhet ta fitojë atë], por unë gjithmonë e kam ndjenjën se është kaq e vështirë për ta bërë këtë”, kishte thënë Pep Guardiola para ndeshjes kundër RB Leipzig në Ligën e Kampionëve.
Këto janë fjalët e një njeriu që po ndjen presionin për të dorëzuar më në fund kurorën e parë evropiane të Man Cityt. Pas gjashtë sezonesh dështimi, ata po cilësohen si favorit për të fituar kompeticionin e këtij sezoni dhe pas barazimit 1-1 në Gjermani, pritet që të fitojnë nga Leipzig dhe të kalojnë tutje.
Skuadra e Guardiolas është gjithashtu vetëm dy pikë prapa Arsenalit në garën për titull – edhe pse ka luajtur një ndeshje më shumë – por spanjolli nuk do të gjykohet nëse ai i jep klubit trofeun e pestë në Ligën Premier që nga viti 2016.
Ata nuk kanë qenë aq të qëndrueshëm si zakonisht në Angli, pavarësisht golave të Erling Haaland, dhe mund të ndodhë që Guardiola të jetë i përgatitur të sakrifikojë titullin për të fituar Ligën e Kampionëve të katërtën si trajner.
Nga kjo dobësi përfiton vetëm Man United, të cilët në dukje kanë një fund më të lehtë të sezonit sesa rivalët e tyre të qytetit dhe së shpejti mund të dalin si pretendentët kryesorë për të kapërcyer edhe Arsenalin në krye.
Taktika e Ten Hag
Sigurisht, njeriu që merr pjesën më të madhe të meritave për ringjalljen e jashtëzakonshme të Man United është Ten Hag – dhe me të drejtë.
Ish-trajneri i Ajaxit është padyshim motivues, pasi ka qenë në gjendje të marrë më të mirën nga Marcus Rashford, David De Gea dhe Fred, por menaxhimi i tij në lojë ka qenë gjithashtu vendimtar gjatë ringjalljes së shpejtë të United.
Ai nuk ka frikë të bëjë ndryshime, siç dëshmohet nga vendimi i tij për të kthyer Aaron Wan-Bissaka në formacion vend të Diogo Dalot në Wembley, duke e eliminuar Allan Saint-Maximin. Edhe vendimet për Antonyn dhe Weghorst, ndaj Barcelonës ishin ato vendime që quan në fitore.
4-2-3-1 ka qenë formacioni i preferuar i Ten Hag këtë sezon, por ai ka kaluar në një sistem 4-3-3 ngjatë ndeshjeve, dhe madje ka eksperimentuar edhe me 3-4-3.
Fleksibiliteti i tij taktik siguron që United të mos jetë kurrë jashtë loje dhe besimi i tij kur merr vendime përkthehet te lojtarët e tij, të cilët të gjithë e kanë futur plotësisht filozofinë e tij.
Rotacioni i zgjuar ka luajtur gjithashtu një rol në mbajtjen e moralit të lartë, pasi Ten Hag ka qenë i sigurt se do të luante me të gjithë.
53-vjeçari është trajner transformues në të njëjtin model si Guardiola dhe Jurgen Klopp. United është me fat./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
FFK licencon shtatë klube për garat evropiane
Nga fitimi i Scudettos te rinovimi i dy yjeve, Liga e Kampionëve dhe Zirkzee – Zanetti flet për gjithçka që e rrethon Interin
Liverpooli zbulon fanellën e parë për sezonin e ardhshëm, magjike dhe me shumë domethënie
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit