LAJMI I FUNDIT:

Sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi në Tiranë arriti rekord në 2022

Sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi në Tiranë arriti rekord në 2022

Ndërtimet në Tiranë vlerësohen nga instituti i statistikave INSTAT me vlerë rreth 63 miliardë lekë, ose rreth 540 milionë euro.

Ritmi i ndërtimeve në kryeqytet ka vijuar të jetë i lartë në vitin 2022 dhe kjo tendencë pritet të vijojë.

Sipas Statistikave të INSTAT, në vitin 2022 u dhanë gjithsej nga Bashkia e Tiranës leje ndërtimi me sipërfaqe prej rreth 1.81 milionë metra katror.


Në krahasim me një vit më parë, ky tregues u rrit me rreth 10 për qind, ndërsa ka shënuar nivelin më të lartë historik, të paktën që nga viti 2005, kur INSTAT i raporton të dhënat ë detajuara sipas qarqeve.

Rekordi u shënua në tremujorin e parë 2022, kur u dhanë leje për një sipërfaqe prej 800 mijë metrash katror, duke u përgjysmuar në të dytin (388 mijë m2) dhe duke u reduktuar ndjeshëm në të tretin (272 mijë m2).

Në tremujorin e katër, sipërfaqja e dhënë u rrit sërish dhe arriti në rreth 350 mijë metra katror.

Në total, në Tiranë për gjithë vitin 2022 u dha rreth 68 për qind e totalit të lejeve që jepen në të gjithë vendin.

Në vlerë, ndërtimet në Tiranë vlerësohen nga INSTAT rreth 63 miliardë lekë, ose rreth 540 milionë euro (Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike).

Sipas INSTAT, vitit 2022, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja në të gjithë vendin është 2.667.497 m2, nga 2.316.709 m2 miratuar në vitin 2021, duke shënuar një rritje prej 15.1 për qind.

Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 113 miliardë lekë në vitin 2022, nga 99.2 miliardë lekë miratuar gjatë vitit 2021, duke shënuar një rritje prej 14 për qind. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çanak tregon se ku i morën informacionet që Beogradi po përgatit zhvendosjen e serbëve nga veriu i Kosovës në Sanxhak

Çanak tregon se ku i morën informacionet që Beogradi po përgatit zhvendosjen e serbëve nga veriu i Kosovës në Sanxhak

Lajme
Arrestimi i Liridon Rexhepit në Turqi – çfarë thanë ministrja Haxhiu, familja Rexhepi e eksperti Shala?

Arrestimi i Liridon Rexhepit në Turqi – çfarë thanë ministrja Haxhiu, familja Rexhepi e eksperti Shala?

Lajme
Loci nuk shpreh pendesë: Në gishta i njoh ata që i kam rrahur

Loci nuk shpreh pendesë: Në gishta i njoh ata që i kam rrahur

Lajme

"Bënin jetë luksi”, media britanike: Bosëve të bandave shqiptare u jepej leja e qëndrimit në Britani, martoheshin me gra nga vendet e BE-së

Lajme
Loci tregon se si ishte kamufluar si gazetar i Tanjugut për të marrë pjesë në seanca ku dënoheshin shqiptarët

Loci tregon se si ishte kamufluar si gazetar i Tanjugut për të marrë pjesë në seanca ku dënoheshin shqiptarët

Lajme
Anija patrulluese shqiptare

Anija patrulluese shqiptare "Oriku" shpëton 28 emigrantë në Detin Egje

Lajme
Kalo në kategori