LAJMI I FUNDIT:

Tensione të reja mes Kiarës dhe Luizit, përlotet moderatorja

Tensione të reja mes Kiarës dhe Luizit, përlotet moderatorja
(Foto: Screenshot/BBVA)

Misioni i vajzave krijoi një situatë të pakëndshme në shtëpinë e ‘Big Brother VIP Albania’. Teksa Kiara Tito ishte duke larë dhëmbët në tualet, Luiz Ejlli e ka bllokuar te lavamani dhe nuk e ka lënë të kalonte, pa i folur.

Ndonëse kjo situatë nisi me të qeshura në fillim, në fakt nuk përfundoi si e tillë. Ajo kërkoi disa herë të lëvizte që aty, por pa i folur atij, pasi në këtë mënyrë do ta dështonte ‘misionin’.


Moderatorja u shpreh se po ndihej shumë keq dhe se kishte probleme me frymëmarrjen, por këngëtarit nuk i bëri përshtypje komenti dhe nuk u largua.

Kiara nisi të qante dhe kjo situatë alarmoi banorët, por jo edhe Luizin. Edhe ai dhe Armaldo Kllogjeri i kërkuan asaj të thoshte: “Largohu” dhe do ta linin të kalonte, por ajo nuk e bëri një gjë të tillë.

Kiara thotë se kanë mungesë komunikimi, Luizi i kërkon të mos ndikohet nga gjerat që ai bën në BBVA – sqarohet çifti
Lexo po ashtu Kiara thotë se kanë mungesë komunikimi, Luizi i kërkon të mos ndikohet nga gjerat që ai bën në BBVA – sqarohet çifti

Tito kërkoi ndihmën e Olta Gixharit dhe kjo e fundit për të acaruar këngëtarin dhe për të bërë që ai të largohej, mori paketën e tij dhe nisi t’ia thyente cigaret. Situata në tualet u agruavua edhe më shumë, pasi Luizi u betua për shpirtin e babait të tij, që Olta do e pësonte keq nëse thyente edhe një cigare tjetër.

Pas situatës së krijuar në tualet, Kiara doli e përlotur në oborr ku pati një diskutim të ashpër me Luizin duke i thënë që një herë të vetme që i vjen mundësia të ketë një avantazh në lojë, ai nuk e lë atë të qetë.

Luizi i tha Kiarës se nuk i bëri asgjë, as nuk e preku, po thjesht po qëndronte te lavamani. Ajo tha se nisi të qante sepse nuk po merrte dot frymë dhe se pavarësisht kësaj, ai nuk e mori mundimin të largohej nga aty.

Diskutimi mes dyshesh vijoi edhe në dhomën e gardërobës. Kiara i tha Luizi se ka nevojë për hapësirën e saj dhe se veprimi që bëri në tualet është i pafalshëm.

Sipas saj, nëse ajo do të ishte në vendin e tij, nuk do të sillej njëlloj, por do t’i jepte hapësirën e duhur që ai të fitonte.

Luizi tha se Kiara po i “bie në qafë” kot atij. Ai madje shtoi se është normale që atë ta mbante në një cep të lavamanit.

Kiara i thotë mëso të flasësh, Luizi e quan egoiste – tension ndërmjet çiftit në BBVA
Lexo po ashtu Kiara i thotë mëso të flasësh, Luizi e quan egoiste – tension ndërmjet çiftit në BBVA

Këngëtari u përpoq ta zbuste situatën që u krijua mes tij dhe Kiarës. Ai doli në oborr dhe u ul pranë saj duke e përqafuar.

Bukuroshja u shmang dhe i tha atij të largohej, pasi nuk e ndjente as ta puthte dhe as ta përqafonte atë. Ajo madje i tha se me gjërat që bën, e bën atë të dalë si një fëmijë.

Debati i ashpër mes Kiarës dhe Luizit vijoi për më shumë se një orë. Prezantuesja e mori artistin në oborr dhe i tha që nuk ka më tolerancë mes tyre, duke shtuar se ai ka kaluar limitet me lojën që bën.

Ajo i kërkoi që ta respektojë edhe në lojë. Luizi bëri ironi me të, duke thënë që ajo ka karakter të fortë dhe nuk do të dalë keq përpara publikut, nëse do bënte një reagim që nuk duhej. Pas debatit të ashpër, Kiara u ul e vetme në oborr dhe u përlot.

Teksa Kiara po qante, Luizi doli sërish në oborr dhe i kërkoi Kiarës një sqarim. Kjo e fundit i tha se ka nevojë të qëndrojë vetëm dhe i kërkoi të largohej.

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Magazina
E etiketoi si “të pafytyrë” dhe “tradhtare”, Romeo i kërkon ndjesë publike Eglës, pas zbulimit të avantazhit të saj

E etiketoi si “të pafytyrë” dhe “tradhtare”, Romeo i kërkon ndjesë publike Eglës, pas zbulimit të avantazhit të saj

Magazina
Kalo në kategori