LAJMI I FUNDIT:

Vullnet Krasniqi: Nuk mendoj që kam humbur vota e fansa pasi bëra rrëfimin për orientimin tim seksual

Vullnet Krasniqi: Nuk mendoj që kam humbur vota e fansa pasi bëra rrëfimin për orientimin tim seksual
Foto: Screenshot/YouTube

Një pyetje interesante në ‘Darkën e Finalistëve’ iu bë edhe konkurrentit Vullnet Krasniqi.

Një nga pyetjet kishte të bënte me orientimin e tij seksual, duke thënë se a mendon që ka humbur vota pasi tregoi për këtë.

“A mendon se ka humbur vota dhe dashamirës pasi ka treguar për orientimin tënd seksual? Cila ka qenë gjëja më e vështirë për të cilën kë sakrifikuar gjatë këtij rrugëtimi?”, ka qenë pyetja që iu parashtrua.


Foto: Screenshot/YouTube

“Nuk mendoj që kam humbur vota. Mundet me pas një valë të komenteve online që e kanë komentuar seksualitetin tim në mënyrë jo të mirë, por mendoj që këtë test e kam kaluar kur ka qenë java kur është parë kjo. Nuk e mendoj për shkak se njerëzit më kanë njohur për shumë gjëra tjera”, tha ai.

Tutje shtoi: “Rrëfimin e kam bërë në fund të muajit të dytë. Kanë parë shumë gjëra të tjera. Një detaj i jetës time personale nuk mendoj që e bën dikë me votu apo mos me votu”.

Vullneti flet me plot bindje: Jam i lumtur që sivjet çmimi i madh shkon në Drenicë
Lexo po ashtu Vullneti flet me plot bindje: Jam i lumtur që sivjet çmimi i madh shkon në Drenicë

Gazetari iu përgjigj edhe pyetjes tjetër duke thënë: “Gjëja më e vështirë nuk ka të bëjë me brenda për jashtë. Unë jam gazetar dhe jam tepër ekstremisht aktiv me jetën jashtë. Ka qenë një sakrificë e madhe që ta lë punën time jashtë për tre muaj, që të mos di asgjë se çfarë po ndodh. Mos me mendu për jashtë, çka po ndodh jashtë”.

Në finale vlen të ceket se janë: Drilon Rama, Sara Kolami, Xheneta Fetahu, Xuxi dhe Vullnet Krasniqi. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti vesh bikinit e Loredanës dhe shkakton të qeshura teksa lahet ne vaskë

Gjesti vesh bikinit e Loredanës dhe shkakton të qeshura teksa lahet ne vaskë

Magazina
G Bani 'trazon ujërat', publikon fotografi me Xhenetën

G Bani 'trazon ujërat', publikon fotografi me Xhenetën

Magazina
Olta Gixhari mahnit me një fustan elegant dhe paraqitje glamuroze

Olta Gixhari mahnit me një fustan elegant dhe paraqitje glamuroze

Magazina
Situata bëhet akoma më qesharake, Gjestit i hyn Vserlo në vaskë, dyshja lahen bashkë

Situata bëhet akoma më qesharake, Gjestit i hyn Vserlo në vaskë, dyshja lahen bashkë

Magazina
“E vënë në lojë banorin e ri” - vazhdon plani mes Gjestit dhe Eglit, gjuajnë me fjalë njëri-tjetrin kinse po zihen

“E vënë në lojë banorin e ri” - vazhdon plani mes Gjestit dhe Eglit, gjuajnë me fjalë njëri-tjetrin kinse po zihen

Magazina
“Ah kjo jeta ime, si erdhi kështu” - Xhensila Myrtezaj shfaq ndjenjat dhe përjetimet pas ndarjes përmes këngës së re

“Ah kjo jeta ime, si erdhi kështu” - Xhensila Myrtezaj shfaq ndjenjat dhe përjetimet pas ndarjes përmes këngës së re

Magazina
Kalo në kategori