Mural në Prishtinë për ish-krerët e UÇK-së, Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin, pak ditë para verdiktit

Një mural me portretet e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, është realizuar në rrugën "Eqrem Çabej" në Prishtinë.
Muralet paraqesin katër ish-krerët e UÇK-së, të cilët po gjykohen në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Murale të tilla shihen edhe si formë e shprehjes së mbështetjes për ta, në një kohë kur ata po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Më 16 shtator pritet të shpallet verdikti ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, në një proces që ka tërhequr vëmendje të madhe në Kosovë.
Ata përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndërsa të gjithë janë deklaruar të pafajshëm. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































