LAJMI I FUNDIT:

Klopp zbuloi se cili lojtar i Real Madridit shkatërroi Liverpoolin: Mrekulli, ai ishte i mahnitshëm

Klopp zbuloi se cili lojtar i Real Madridit shkatërroi Liverpoolin: Mrekulli, ai ishte i mahnitshëm

Në ndeshjen e parë të fazës së eliminimit të Ligës së Kampionëve në ‘Anfield Road’, Real Madridi tronditi Liverpoolin duke e mposhtur me rezultat 5-2.

Pas 15 minutash lojë, të kuqtë ishin në epërsi prej dy golash me Darwin Nunez dhe Mo Salah që shënuan, por më pas në fund të pjesës Vinicius shënoi dy herë dhe barazoi rezultatin në 2-2. Në vazhdim Real Madridi mposhti mikpritësin, pasi fillimisht Luka Modric asistoi për Eder Militaon në minutën e 47, ndërsa Karim Benzema shënoi dy gola të tjerë për fitoren e mbretërve.


Nacho Fernandez ishte një nga lojtarët kryesorë të Real Madridit, dhe sigurisht kyç në mbrojtjen e skuadrës.

Ai hyri në vend të David Alabas në krahun e majtë të mbrojtjes së Realit dhe solli një kthesë në lojë.

Carlo Ancelotti lavdëroi Modricin dhe Benzeman pas ndeshjes, por nuk munguan fjalët e mirë as për Nachon.

“Ne kishim një problem në të majtë sepse Modric po shtypte Fabinhon, gjë që unë i kërkova të bënte. Dhe Vinicius kishte shumë hapësirë. Në pjesën e dytë, ne vendosëm Valverden atje dhe kjo ndihmoi. Megjithatë, Nacho e bëri punën e tij si gjithmonë. Nuk ka rëndësi se në çfarë pozicioni dhe skuadre luan. Inteligjenca e tij e futbollit është unike”, ka thënë italiani.

Edhe Jurgen Klopp ishte dakord me italianin, kur gjermani u pyet se pse Liverpool pushoi së depërtuari në krahun e djathtë.

”Pse? Përgjigja është Nacho. Nacho hyri. Ai ishte i mahnitshëm. Mrekulli. Nuk e di sa vite ka në Real Madrid, por ishte i mrekullueshëm”, ka thënë Klopp. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori