LAJMI I FUNDIT:

“Mbështetja e SHBA-së për Ukrainën është e palëkundur”, thotë Biden gjatë takimit me presidentin polak

“Mbështetja e SHBA-së për Ukrainën është e palëkundur”, thotë Biden gjatë takimit me presidentin polak

Pas vizitës së papritur në Kiev, Joe Biden është takuar me presidentin polak në Varshavë.

Gjatë bisedimeve me Andrzej Duda, presidenti amerikan ripohoi angazhimin amerikan në Ukrainë duke thënë se populli ukrainas ka mbështetjen e palëkundur të SHBA-së.

“Siç i thashë presidentit Zelensky kur folëm dje në Kiev, mbështetja jonë për ukrainasit mbetet e palëkundur”, tha Biden, raporton skynews.


Duda vlerësoi vizitën e liderit 80-vjeçar, duke thënë se ajo dëshmoi se shteti amerikan është i përkushtuar për të ruajtur sigurinë në Evropë.

“Vizita juaj është një shenjë e rëndësishme e sigurisë, një sinjal i përgjegjësisë së SHBA-së për sigurinë e botës dhe Evropës. Amerika mund të mbajë rendin botëror”, tha Duda.

Ndryshe, Biden po vazhdon vizitën disa ditore në shtetet evropiane para se të shënohet përvjetori i parë i pushtimit rus në Ukrainë. /Telegrafi/