LAJMI I FUNDIT:

Kryeministrja italiane në Kiev: Fjalimi i Putinit në parlament ishte vetëm propagandë

Kryeministrja italiane në Kiev: Fjalimi i Putinit në parlament ishte vetëm propagandë

Kryeministrja italiane e ka cilësuar fjalimin e Vladimir Putinit si propagandë pasi ajo arriti në Kiev për ta takuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Giorgia Meloni hodhi poshtë shanset për të dërguar aeroplanë në Ukrainë, duke e quajtur atë “praktikisht të pamundur”, raporton skynews.

Udhëtimi i Melonit në kryeqytetin ukrainas vjen një ditë pasi presidenti amerikan, Joe Biden vizitoi shtetin ukrainas.


Duke komentuar fjalimin e liderit rus në parlament, e para e qeverisë italiane pohoi se “një pjesë e zemrës sime shpresonte se do të ishte një fjalim më ndryshe, pra një hap përpara. Ishte propagandë”.

Ajo tha se Italia do të jetë me Ukrainën “deri në fund” pavarësisht se partnerët e vegjël të koalicionit qeverisës kanë dyshime rreth pushtimit. Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, një mik i vjetër i Putinit, ka fajësuar për luftën Zelenksyn.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/