LAJMI I FUNDIT:

Joe Biden largohet nga Ukraina

Joe Biden largohet nga Ukraina

Presidenti amerikan Joe Biden pas takimit me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky, është larguar nga Ukraina.

Kujtojmë që Biden arriti në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kiev, ku u takuar me Zelensky për të rikonfirmuar mbështetjen e SHBA-ve për Ukrainën, transmeton Telegrafi.

Gjatë kësaj vizite, ai njoftoi edhe për pakon e re ushtarake që kap vlerën e gjysmë miliardi dollarë, që përfshin municion artileri dhe predha anti-tank Javelin.


Derisa Biden qëndroi në Kieiv, dy aeroplanë vëzhgimi të ushtrisë amerikane fluturonin pranë kufirit polako-ukrainas
Lexo po ashtu Derisa Biden qëndroi në Kieiv, dy aeroplanë vëzhgimi të ushtrisë amerikane fluturonin pranë kufirit polako-ukrainas

Në konferencën e përbashkët për media, Biden tha se Putin ka dështuar të marrë kontrollin në Ukrainë, dhe është zotuar se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën për atë sa është e nevojshme.

Kjo vizitë e paparalajmëruar e Bidenit në Kiev u bë kryelajm i mediave botërore, kurse tërë Kievi ishte nën masa të rrepta të sigurisë. /Telegrafi/