LAJMI I FUNDIT:

Xavi Simons e pranon se Reali u interesua për të

Xavi Simons e pranon se Reali u interesua për të

Xavi Simons është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer, më e mira në karrierën e tij deri më tani.

Mesfushori ofensivë holandez po shkëlqen me fanellën e PSV Eindhoven, teksa në 31 ndeshje zyrtare ka shënuar 13 gola e ka asistuar në gjashtë të tjerë.


Në një prononcim për Marcan, Simons ka thënë se ka pasur interesim nga Real Madridi, por jo diçka konkrete dhe vendosi t’i bashkohej PSV-së duke mos pritur shumë.

“Kishte interesim, por jo diçka konkret dhe nuk kisha kohë të prisja. Në fund vendosa t’i bashkohem PSV-së për të qenë edhe më afër Kombëtares”, tha Simons.

19-vjeçari është mirënjohës gjithmonë ndaj Barcelonës për gjërat që ka kaluar në Camp Nou.

“I jam shumë mirënjohës Barcelonës. Do të kem gjithmonë shumë dashuri për klubin dhe njerëzit. Familja ime ende jeton atje. Është një qytet shumë i rëndësishëm për mua”, deklaroi Simons.

Ylli holandez thotë se ka një klauzolë që PSG i ka vendosur për ta riblerë atë, por gjithçka vendoset nga vet ai.

“Kam nënshkruar për pesë vite me PSV dhe jam shumë i lumtur dhe nuk e di se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen. Ekziston një opsion riblerjeje, por ai që vendos jam unë. Në fund, unë e kam fjalën e fundit”, tha Simons. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kroos tronditë tifozët e Real Madridit me lëvizjen e tij pas ndeshjes ndaj Bayern Munichut

Kroos tronditë tifozët e Real Madridit me lëvizjen e tij pas ndeshjes ndaj Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
I pari i FSHF-së, Armand Duka konfirmon se Shqipëria dhe Serbia kanë kandiduar së bashku për organizimin e Euro 2027 për U-21

I pari i FSHF-së, Armand Duka konfirmon se Shqipëria dhe Serbia kanë kandiduar së bashku për organizimin e Euro 2027 për U-21

Kombëtarja e Shqipërisë
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
“Ndodh shpesh në Madrid”, Muller i bashkohet tërbimit të Bayern Munichut për golin e anuluar nga gjyqtari

“Ndodh shpesh në Madrid”, Muller i bashkohet tërbimit të Bayern Munichut për golin e anuluar nga gjyqtari

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori