LAJMI I FUNDIT:

Taksia e parë elektrike ajrore fluturon rreth qytetit të New Yorkut

Taksia e parë elektrike ajrore fluturon rreth qytetit të New Yorkut

“Blade Air Mobility” dhe BETA Technologies njoftuan të martën se testuan me sukses taksin ajror elektrik apo pajisjen me ngritjen edhe zbarkim vertikal elektrik (eVTOL) në zonën e Qytetit të New York-ut.

Taksi ajror elektrik kreu testin historik të fluturimit u zhvillua në aeroportin e qarkut Westchester në White Plains, New York, transmeton Telegrafi.

BETA Technologies me bazë në Vermont, një prodhues elektrik i aviacionit dhe hapësirës ajrore, u bashkua me “Blade Air Mobility”, i cili ofron alternativa me kosto efektive të transportit ajror në disa nga zonat më të mbipopulluara në botë (SHBA, BE, Kanada dhe Indi) për ta bërë atë një realitet.


Taksi ajror i BETA-s, ALIA-250 EVA, është në punë prej tre vjetësh, i ndikuar nga dizajni i sternës së Arktikut.

Meqenëse sternat migrojnë më tej se çdo zog tjetër, duke vizituar të gjithë cepat e tokës, zogu frymëzoi kompaninë të krijonte metodën më efikase të fluturimit.

ALIA-250 EVA ka dy versione – një i optimizuar për pasagjerët dhe tjetri për ngarkesë. EVTOL mundësohet nga një shtytës elektrik i shpërndarë, me lëvizje direkte, me rreze 250 NM dhe një kohë karikimi 50 minuta. /Telegrafi/