LAJMI I FUNDIT:

Vdes i riu që u aksidentua të martën mbrëma në Drenas

Vdes i riu që u aksidentua të martën mbrëma në Drenas
Foto: Ilustrim

Një person (këmbësor), 19 vjeçar ka vdekur pasi është aksidentuar të martën rreth orës 18:35 në Arllat të Drenasit.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, vetura e cila u përfshi në këtë aksident ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe për policinë, i dyshuari që ka kryer këtë aksident është ende i panjohur.


Ndërkaq, viktima si pasojë e aksidentit kishte marrë lëndime të rënda trupore të cilin e kanë dërguar në tretman mjekësorë në QKUK ku më pas ka ndërruar jetë.

“Arllat, Gllogoc, 14.02.2023 – 18:35. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një automjeti deri më tani të panjohur, pasi që ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe këmbësorit, viktimës mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësor i cili është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK ku më pas ka ndërruar jetë”, thuhet në raport.

Vetura godet këmbësorin në Arllat, shoferi iku nga vendi i ngjarjes
Lexo po ashtu Vetura godet këmbësorin në Arllat, shoferi iku nga vendi i ngjarjes

Tutje bëhet e ditur se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/