LAJMI I FUNDIT:

Vetura godet këmbësorin në Arllat, shoferi iku nga vendi i ngjarjes

Vetura godet këmbësorin në Arllat, shoferi iku nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur të martën rreth orës 19:00 në Arllat, ku një veturë ka goditur këmbësorin, duke e lënë atë me lëndime të rënda trupore. Derisa, ngasësi është larguar nga vendi i ngjarjes.

Reklama

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka treguar se këmbësori është dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 18:40  kemi pranuar informatën se në kryqëzimin e rrugëve “Agim Qela” dhe “Hamëz Jashari”, në Arllat, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një  këmbësor dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori dhe  është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që ngasësi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në përgjigjen e Ahmetit.

“Zyrtarët nga njësiti i trafikut janë duke punuar në drejtim të identifikimit të ngasësit të automjetit dhe hetimit e rastit”, ka vijuar më tej ajo./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hovenier: SHBA-ja i ka dy kërkesa për Kosovën

Hovenier: SHBA-ja i ka dy kërkesa për Kosovën

Komunat
Hovenier: Anulimi i pjesëmarrjes në

Hovenier: Anulimi i pjesëmarrjes në "Defender 23", pasoja e parë për Kosovën

Lajme
“Po ia rrëzon Kosovës aleancat me botën demokratike”, Haradinaj: Kurti të japë dorëheqje menjëherë

“Po ia rrëzon Kosovës aleancat me botën demokratike”, Haradinaj: Kurti të japë dorëheqje menjëherë

Lajme
Janjiq: Serbia duhet ta ndalojë në Kosovë lojën e trashëguar nga periudha e Millosheviqit

Janjiq: Serbia duhet ta ndalojë në Kosovë lojën e trashëguar nga periudha e Millosheviqit

Lajme
Hovenier: SHBA-ja nuk ka shumë entuziazëm për të reaguar ndaj disa prej interesave të Kosovës

Hovenier: SHBA-ja nuk ka shumë entuziazëm për të reaguar ndaj disa prej interesave të Kosovës

Lajme
Reagon LDK: Moskoordinimi i Kurtit me aleatët, i rrezikshëm e me pasoja afatgjata për Kosovën

Reagon LDK: Moskoordinimi i Kurtit me aleatët, i rrezikshëm e me pasoja afatgjata për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori