LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi: Kujdesemi që qytetarët e papunë të jenë konkurrues në tregun e punës

Bytyqi: Kujdesemi që qytetarët e papunë të jenë konkurrues në tregun e punës

Zv. kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi,, në emisionin “360 Gradë” tha se kompanitë vendore kanë të njëjtin trajtim nga shteti si kurse investimet e huaja direkte.

“Të njëjtat lehtësime i kanë edhe kompanitë vendore. Kishim një ligj për rritjen e pagave ku 99% e kompanive që përdorën përfitimet në tre vjet ishin vendore. Për çdo rritje deri në 6000 denarë kemi paguar 100% të kontributeve të kompanive dhe 20 mijë kompani e kanë shfrytëzuar çdo vit për tre vjet. Në këtë moment, sipas ligjit për rritjen e pagës minimale, kemi mbështetjen e kompanive që kanë rritur pagën minimale”, tha zëvendëskryeministri Bytyqi, sipas të cilit pohimet për përfitimet e kompanive të huaja janë mit, dhe realiteti është krejt ndryshe.


Bytyqi paralajmëroi këtë javë hapjen e një diskutimi të plotë me organizatat e punëdhënësve dhe odave ekonomike për të përcaktuar nëse dhe cilët sektorë të ekonomisë janë më të prekur nga mungesa e fuqisë punëtore.

“Ne do të hapim një diskutim të tërë me organizatat e punëdhënësve dhe odat ekonomike për të parë nëse dhe cilët sektorë janë më të prekur dhe si duhet ta drejtojmë atë, për mungesën e fuqisë punëtore dhe trajtimin e saj, për t’u kontrolluar nëse duhet të kemi importe të fuqisë punëtore dhe të shohim nëse mund të lehtësohen disa procedura, sepse mendoj se vetëm kështu mund ta mbajmë ekonominë konkurruese në sektorë të caktuar”, tha Bytyqi.

Bytyqi shtoi se qytetarët tanë duhet të jenë gjithmonë në radhë të parë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori