LAJMI I FUNDIT:

Si e refuzoi Man City ofertën e Real Madridit për Cancelon

Si e refuzoi Man City ofertën e Real Madridit për Cancelon

Manchester City thuhet se ka refuzuar një ofertë transferimi nga Real Madridi për të nënshkruar me Joao Cancelo në janar.

Portugezi shihej si figurë vendimtare në fundin e sezonit të Cityt, përpara se gjigantët e Ligës Premier të vendosin ta lënë atë të kalojë në formë huazimi te Bayern Munich, mes thashethemeve për një mosmarrëveshje me Pep Guardiolën.


Spanjolli mohoi përçarjen e mundshme, duke pretenduar se Cancelo donte të transferohej në Gjermani për të luajtur më shumë dhe ai mund të rikthehej në Manchester këtë verë.

Bayerni nuk i pagoi asgjë Cityt për huazimin e Cancelos
Lexo po ashtu Bayerni nuk i pagoi asgjë Cityt për huazimin e Cancelos

Megjithatë, Bayern ka një klauzolë blerjeje prej 70 milionë eurosh mbi Cancelon, sipas marrëveshjes së tyre me Cityn, dhe bavarezët janë të hapur për ta mbajtur atë.

Sipas raportimeve nga Mundo Deportivo, Los Blancos gjithashtu shfaqën interesimin e tyre për lojtarin muajin e kaluar, por City refuzoi ofertën e tyre.

Real Madrid thuhet se ofroi 30 milionë euro si tarifë e përparme, me 20 milionë euro në bonuse, të cilat City e refuzoi në bazë të dëshirës së plotë të 70 milionë eurove për Cancelon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet plani i Carlo Ancelottit për Arda Guler

Zbulohet plani i Carlo Ancelottit për Arda Guler

La Liga
Publikohen pamje të papara më herët të grushteve brutale të Usyk ndaj Furyt

Publikohen pamje të papara më herët të grushteve brutale të Usyk ndaj Furyt

Boks
Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Premier League
Sa para do të fitojë Barcelona për pozicionimin në vendin e dytë në La Liga

Sa para do të fitojë Barcelona për pozicionimin në vendin e dytë në La Liga

La Liga
Van Dijk pyetet për të ardhmen te Liverpooli, por holandezi jep sinjale se mund të largohet

Van Dijk pyetet për të ardhmen te Liverpooli, por holandezi jep sinjale se mund të largohet

Premier League
Kalo në kategori