LAJMI I FUNDIT:

Nokia G22 shfaqet në GeekBench

Nokia G22 shfaqet në GeekBench

Një telefon misterioz, i paparalajmëruar Nokia G22 u vu re së fundmi në bazën e të dhënave GeekBench.

GSM Arena shkruan se ende nuk kanë shumë detaje mbi këtë telefon, por ajo që është në dispozicion nuk duket si një përmirësim i madh në krahasim me Nokia G21.


GeekBench raporton rezultate mjaft të ulëta të vetme dhe me shumë bërthama nga një çip i paemërtuar Unisoc. Një njësi me 8 bërthama, me frekuencë 1.61 GHz, basti ynë do të ishte që në të vërtetë është saktësisht i njëjti Unisoc T606 siç gjendet në Nokia G21, transmeton Telegrafi.

Ndërsa çipi mund të mbetet i njëjtë, GeekBench raporton se G22 do të ketë të paktën 4GB RAM, që shpresohet se kjo sugjeron që versioni bazë me 3GB RAM si tek Nokia G21 më nuk do të ekzistojë.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, rezultati i referencës përmend se sistemi operativ Android 12 do të jetë i integruar në këtë telefon.

Kjo do të thotë që blerësit e G22 mund të presin një përditësim në Android 13 dhe më gjerë në të ardhmen, ndërsa G21 ka gjasa që mund të përfundojë vetëm me Android 13, dhe HMD aktualisht ofron vetëm dy vjet përditësime të softuerit. /Telegrafi/