LAJMI I FUNDIT:

Qytetet e vogla me klube në elitën e pesë kampionateve më të mëdha në Evropë

Qytetet e vogla me klube në elitën e pesë kampionateve më të mëdha në Evropë

Për të luajtur në rangun elitar të disa prej ligave më të forta evropiane duhen investime serioze, por në ligat “e mëdha” ka edhe klube që vijnë nga zona më të vogla.

Sistemi me 20 skuadra në rang elitar lejon edhe qytetet më të vogla të kenë klubin e tyre në elitë.


Dihet se në Angli më vonë futbolli “mbërriti” në pjesën jugore. Ndryshe nga veriu i pasur, pjesa jugore e Anglisë nuk ishte e banuar kurrë nga klube të mëdha futbolli, sepse zhvillimi i futbollit ishte më i ngadalshëm.

Kështu, tre qytetet më të vogla që ofrojnë anëtarë të Ligës Premier vijnë nga jugu, pra nga bregdeti jugor. Më i vogli është Bournemouth me 220,000 banorë, i ndjekur nga Southampton (250,000) dhe Brighton (270,000).

Sassuolo ka vite që luan një rol të dukshëm në Serie A, por është edhe klubi më i vogël në elitën italiane. Sassuolo ka 41,000 banorë, e ndjekur nga Empoli (48,000) dhe Kremona (72,000).

Qyteti më i vogël që ka një klub në një nga pesë ligat ndodhet në Bundesligë. Sigurisht, është Sinsheim (36,000 banorë), që është shtëpia e Hoffenheim. Në “top 3” hynë edhe Wolfsburgu (125.000) dhe Leverkuseni (150.000).

Qyteti më i vogël që ka një anëtar në La Ligan spanjolle është qyteti i Villarreal me 49,000 banorë. E dyta është Girona (98,000 banorë), dhe e treta është Cadizi me 120,000.

Dhe së fundi, në Ligue 1, qyteti më i vogël që ka ‘lojtarin’ e tij në divizionit të parë është Lens me 38 mijë banorë, i ndjekur nga Lorient me 59 mijë dhe Troyes me 63 mijë.

Megjithatë, situata nga Polonia vështirë se mund të përsëritet mes ligave më të njohura evropiane.

Në periudhën 2015-2018, Termalica, e cila vjen nga fshati Nieciecza, besoni apo jo, ka 750 banorë dhe ka luajtur në shoqërinë e më të mirëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kalo në kategori