LAJMI I FUNDIT:

Në janar iu refuzua oferta prej 100 milionë eurove, United do të tentoj transferimin e Osimhen në verë

Në janar iu refuzua oferta prej 100 milionë eurove, United do të tentoj transferimin e Osimhen në verë

Victor Osimhen është padyshim lojtari kryesor i Napolit këtë sezon dhe lojtari që po e dërgon gjigantin italian drejt titullit kampion.

Sulmuesi nigerian është duke shkëlqyer në Serie A që dy vite dhe Napoli asnjëherë nuk ka qenë i qetë shkaku i interesimit nga top klubet evropiane për të.

Manchester United ka tentuar transferimin e tij në afatin kalimtar të janarit, por oferta e gjigantit anglez është refuzuar.


Sipas asaj që ka raportuar ‘Sportmediaset’, Napoli ka marrë një ofertë tunduese nga Manchester United në afatin kalimtar të janarit.

Bëhet fjalë për shifrën e 100 milionë eurove, e cila është refuzuar kategorikisht nga napolitanët.

Por Djajtë e Kuq nuk e kanë ndërmend të dorëzohen në këtë mision për t’i siguruar shërbimet e nigerianit.

Klubi anglez pritet të bëjë një tjetër ofertë për Napolin edhe më të lartë në afatin kalimtar veror për të siguruar shërbimet e sulmuesit nigerian.

24-vjeçari këtë sezon vetëm në Serie A në 17 ndeshje ka shënuar 16 gola dhe ka dhuruar katër asistime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq

Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq

La Liga
Miliona euro pagë dhe bashkëlojtar me yjet francezë - Mario Mitaj drejt Al Ittihadit

Miliona euro pagë dhe bashkëlojtar me yjet francezë - Mario Mitaj drejt Al Ittihadit

Ligat tjera
Stadiumi

Stadiumi "Fadil Vokrri" do të jetë i stërmbushur në ndeshjen hapëse të Kosovës ndaj Rumanisë

Përfaqësuesja e Kosovës
Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Premier League
Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

La Liga
Pse Osimhen duhet të nënshkruajë kontratë të re me Napolin përpara se të kalojë te Galatasaray

Pse Osimhen duhet të nënshkruajë kontratë të re me Napolin përpara se të kalojë te Galatasaray

Serie A
Kalo në kategori