LAJMI I FUNDIT:

Chelsea e do me çdo kusht Osimhen, gati ta ofrojë Lukakun si shkëmbim

Chelsea e do me çdo kusht Osimhen, gati ta ofrojë Lukakun si shkëmbim

Chelsea e do me çdo kusht yllin e Napolit, Victor Osimhen, dhe shpreson të përfshijë në ofertë lojtarë si Romelu Lukakun.

Sulmuesi 24-vjeçar nigerian ka luajtur një rol kyç për skuadrën e Luciano Spallettit këtë sezon, duke shënuar 16 gola dhe duke dhënë katër asistime në 17 ndeshje të Serie A, duke ndihmuar Napolin të marrë lidershipin për Scudetton.


Zhurma rreth Osimhen ka filluar të rritet gjithnjë e më shumë, me shumë klube që tani kanë filluar të mendojnë ofertën në afatin kalimtar të verës.

Siç shkruan 90min, Chelsea ka filluar të fokusohet te Osimhen muajt e fundit, duke kërkuar nga skautët e tyre të dërgojnë raporte më të detajuara ndërsa përgatiten të luftojnë për nënshkrimin e tij në verë.

Blutë, me pronarin e ri Todd Boehly, thuhet se nuk janë të shqetësuar për shifrën prej 150 milionë eurosh për sulmuesin nigerian, por janë të prirur të përfshijnë disa lojtarë në marrëveshje për të ulur kostot.

Një prej tyre mund të jetë Romelu Lukaku, nëse Interi vendos të mos e blejë për sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun

E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun

Boks
U cilësua si “meçi i shekullit”: Nga sa para fituan Fury dhe Usyk nga kjo përballje?

U cilësua si “meçi i shekullit”: Nga sa para fituan Fury dhe Usyk nga kjo përballje?

Boks
E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

Boks
Kloppi gati sa nuk shpërtheu në lot me gjestin fantastik të lojtarëve të Liverpoolit

Kloppi gati sa nuk shpërtheu në lot me gjestin fantastik të lojtarëve të Liverpoolit

Premier League
Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit

Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit

Boks
Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Boks
Kalo në kategori